Lindi ne Tirane, me 23 shkurt. U aktivizua fillimisht ne Levizjen Amatore Teatrore te qytetit. Aftesite e shprehura aktoriale ne fushen e komedise dhe te humorit e cuan vetiu drejt studimeve te larta per aktore ne Institutin e Larte te Arteve*, dega e drames.

Pas mbarimit te tyre, me 1983, filloi pune si aktor ne Estraden e Tiranes*. Ka luajtur shume role ne gjedhet e larmishme te estrades, si: komedi, skece, monologe, kuplete, dialoge etj.

Ne aktrimin e tij spikat prirja per te ravijezuar karaktere personazhesh me natyre disi nervoze, njerez prepotente, drejtues e administratore burokrate, politikane ekstremiste etj. Perdor gjeste te prera e mke te folur “te ashper”, duke shfrytezuar me sens komik, po aq, edhe zhargonet e te folurit, sidomos zhargonin e rende te laberishtes, ate te minoritetit grek etj.

Pas roleve te vogla ne gjinite e estrades, ka luajtur edhe ne komedite Tre dhenduret, Lezeti i kolltukut dhe krevatit.

Ne komedine Revolja e humbur (1995) luajti rolin e hetuesit, me te cilin krijoi figuren e dhunshme e dinake te nenpunesit te sigurimit te shtetit ne periudhen e diktatures. Ka luajtur edhe ne disa filma si, Shembja e idhujve, I treti, Stolat ne park etj.

U nda nga jeta më 27 Dhjetor 2014

Nderim dhe respekt për mjeshtrin e humorit.