Nga Tomi Poreçi

Kukësi, foto e fill. v. ’80-të.

Qyteti i ri u ngrit mbi një pllajë të bashkimit të Drinit të Bardhë me Drinin e Zi, buzë liqenit të Fierzës, në këmbët e malit të Gjallicës, në lartësinë 310 m. Asokohe kishte rreth 10600 banorë.

Qyteti i vjetër u përmbyt më 1976 me formimin e liqenit të Fjerzës, për gati një muaj.

Qyteti i ri filloi të ndërtohej më 1962 krahas HEC-it, duke u zhvilluar si qytet urban me rrugë të gjera dhe pallate 4 – 5 katëshe. Pati investime në industrinë e lehtë dhe ushqimore që jepte 27.9 % e industrisë së rrethit. Zhvillim mori dhe industria mekanike, materialet e ndërtimit dhe e drurit.

Naishtedikur.info