Kulla shekullore e Palucës së Kashnjetit.

Paluc Preng Gjoni, ishte ndër njerzit e njohur të “Kanunit” në Mirditë e me gjërë. Si njohës i të drejtës zakonore shqiptare, qe thirrur për të pleqnue shumë kon, flikte e mosmarrëveshje në mbarë malësitë e veriut të Shqipërisë.

At Shtjefen Gjeçovi, kur mblodhi normat e të drejtës zakonore “Kanuni i Lek Dukagjinit”, në Mirditë kishte si pika kryesore referimi, Çup Kol Skanën e Oroshit dhe Paluc Preng Gjonin e Kashnjetit. Paluca si një ndër krerët e Dibrit, mori pjesë në shumë kuvende krahinore si përfaqësues i bajrakut.

“Paluca i Kashnjetit ishte tanë urti e kudo e thirrshin me pleqnue sherre.
Ndodhte që e thirrshin edhe në Zadrimë, e nji ditë e pyet nji troshanas:
– Kush t’i ka mësue tanë këto urtì, o Palucë?

Plaku as u mendue:
– Budallejt.
– Si, budallejt?! – çuditet tjetri.
– Po po, bash ata. Tue ndigjue budalleqet e tyne, kam mësue me i peshue fjalët.”

Burimi: MIRDITA:Histori dhe aktualitet