Kumuri e Elbasanit
Këndon herët në mëngjes.
Po shkëlqen yll i karvanit
Ndriçon sytë e Paqizes.

Je e bukur si hyrie.
Si menekshe në pranverë.
Ku të kam moj kumurie
Thuja kangës dhe nji herë.

Mos e merr veten për kambë
Zgjidhe shokun djal’ të ri.
Të ju shof si yll e hanë
Dy zambak’ për bukuri.

Nuk do t’kem aspak zili-e
Kur të shoh une tuj shëtit.
Me dashnorin nazeli-e
Jeni bashku dy të rinj.