“Normalja” e Elbasanit emrin “Luigj Gurakuqi”, nuk e ka marre as kohën e mbretrisë dhe as në kohën e komunizmit.
Kohen e sakte e jep shkresa e Ministrise se Arsimit e 1 dhjetorit 1942, drejtuar shkollës “Normale” ku shkruhet :
“ Ju njoftohet se, me rastin e 30 vjetorit të festës së Flamurit, shkolla juej asht pagëzue me emnin “Luigj Gurakuqi”
Ministri Arsimit
Xhevat Korca(firma).
Pra, emërtimi është bërë në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Me rastin e 30 vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Shqipërsë.
Emërtimi ” Luigj Gurakuqi” është vepër e dy “kuislingëve“, “tradhëtarëve” të atdheut, njëkohësisht atdhetarë të shquar : Mustafa Kruja, Kryeministër dhe Xhevat Korça, Ministër i arsimit ne ate kohe.
S’ka se si të most të bëjnë përshtypje fakti se në kohën e pushtimit kremtohej legalisht “ Dita e Flamurit”, pra shpallja e pavarsisë së Shqipërisë.
S’ka se si të most të bëjnë përshtypje fakti që shkolla” Normale”, symboli i arsimit kombëtar, universieti i parë i Shqiptarëve, ne kohe pushtimi emërtohej pikërisht me emrin e një prej figurave më të shquara të pavarsisë së Shqipërsë, një ndër atdhetarët më të zjarrtë të kombit shqiptar, Luigj Gurakuqi.
Natyrshem lindin dy pyetje :
A ishin vërtetë “ tradhëtarë” Mustafa Kruja dhe Xhevat Korça qe ndermoren kete akt patriotik ?
Po sikur vetë atdhetari Luigj Gurakuqi të ishte gjallë ne ate kohe , çfarë qëndrimi do të kish mbajtur ? Mos vallë edhe ai do të ishte bërë “kuisling” si Mustafa Kruja, Xhevat Korça, Ernest Koliqi, apo dhe si vetë i madhi Gjergj Fishta, dhe do të kish pësuar fatin e dhimbshëm të tyre ?!!
Foto 1 : Mustafa Kruja, Xhevat Korca, Pater Anton Arapi.
Foto 2 : Shkresa e Ministrit te Arsimit Xhevat Korca.
Foto 3 : Luigj Gurakuqi.


