Ishin vitet e ‘60 kur Enver Hoxha kërcënonte dhe tallej me fqinjët grek. Në një fjalim të mbajtur përpara klasës punëtore, ai dha deklaratë të zjarrtë kundër, siç i quante ai, “anarki-fashistëve” grekë, për gjendjen e luftës që edhe me tutje e mbanin të hapur me Shqipërinë.

Enver Hoxha, në fjalimin e gjatë mbi dy minuta, tallet me Greqinë, ku thotë se “ju prish gjiza” Shqipërisë se fqinji edhe më tutje mbante gjendjen e luftës dhe premtonte se do t’i kthente në kërma trupat e tyre nëse do të provonin ta sulmonin shtetin shqiptar. /SHO/