Desha të mbyllej grindja q’u çpik midis gazetës Liri e Shqipërisë dhe Diellit, ndonëse ata janë fajtorët, se ata më bënë më parë trathëtor e të shitur pa prova, andaj te numuri 64 i gazetës s’ime botova artikullin e z. Jan P. Vruho, të mëmëdhetarit të çquarë dhe bashkapunonjësit tënë, i cili dëshëron që jo vetëm sa jemi Shqipëtarë e punojmë për një qëllim të jemi më një mëndje, po të përmbledhim dhe të tjerë në bashkimin tënë, se bashkimi bie fuqinë; pô di Faiku bashkim e vëllazëri? peshon ay tjatër njeri ndonëse dhe t’i dalë një fjal’ e vërtetë nga trutë, përveç vetes’ së tij? ky është zakon i vjetër i 17 vjetve! Këndoni Albaniën e tij që në kryet e në funt dhe do të vërtetohi, këndoni dhe përgjigjen e gazetës Drita Nº 11 (1902).

Këndonjësit me mënt do të kenë kupëtuar shkrimet tona dhe të tijat.
Te n-ri 180 prapë përgjigjet dhe nxjer bretkosa nga goja, gjëra të pa qëna: dhe të qeshë kalldrëmxhi prapë do t£ kisha për lëvdatë, se n’Europë e n’Amerikë njerëzija më mirë paranderojnë një mjeshtër se sa një plënk-prishës, nakar-madh, vetijë-prishur e egoist. Pô gjaku im s’trumbullohet as pakë se kalldrëmxhi s’kam qënë as unë as im atë, as mistrinë s’e përdor dot, im gjysh në ka qënë një krye-mjeshtër me 40-50 shokë, kjo s’është nonjë çnderim.

Diellit në Boston

Te N-ri 171 faqe 3 lëçitëm një artikull q’ i përgjigjet shoqërisë Dallëndyshe të Neë Jorkut, për një letër të shoqërisë që botuam te fleta jonë Nº 56. S’kemi ç’të themi për ato që shkruan për shoqërinë, duam t’i përgjigjemi për fjalët që thotë: – Drejtori i së cilës boton ç’të duash po e pagove. I themi shkronjësit t’atyre fjalëve: fletën nuk’ e nxjerim për parâ, po për t’i sjellë shërbim çështjes s’onë si i kemi sjellë dhe po i biem; ç’do mot humbasim mjaft. E dimë sigur që duke botuar çështje e kritika të drejta humbasim materialisht, po, vetëdija jonë dhe liridashja s’na lenë në prehje që të mos i botojmë; një letër prej një shoqërije, e cila na lutej n’ emërit të kombit dhe të së drejtës t£ botonim s’munt t£ hidhni në kosh.
Fletën e kemi të lirë për të çfaqur mendimet e lirëta çdo mëmëdhedashës i vërtetë andaj ajo fjalë q’ u përdor te Dielli është një fjalë e reme dhe pa vënt.
Drejtori

Z. A. Gurra
Lëçitëm një artikull te fleta Dielli Nº 170, i shkruar me pagesën tënë, për librën e z. Asdren Ëndëra e lottë. Këtë artikull e lashë të radhosej në një nga numurat më pastaj se goditi që n’ ato kohëra kishim mjaft shkrime me rëndësi, kur e kërkova t£ ipnja të radhosej s’e gjeta, z. Gurra si pa të shuara fjalët q’ i ka shënuar me shkronja të trasha, e vjodhi këtë artikull dhe e dërgoj te Dielli, për të bërë atë shënim që ka bërë në funt t’ ati artikulli. I shova ato fjalë me të vërtet se sot për sot s’e kanë vëndin, vetëm ata që shtypin libra dhe fletë e dinë sa fitojnë; z. Gurra në mejton se duke shtypur libra të bëhet i pasur dhe të eksplloatirnjë autorët, ja sheshi! libra të shkruara kâ me mijë, le të fillonjë të shtypë dhe le të eksplloatirnjë botën. Sot një shkronjës i një libreje s’munt të nxjerrë dot të prishurat e jo fitim.

* * * * *
Te Nº 172 i Diellit prapë z. Gurra po na del me një artikull me mishkrim: Këndonjësve të Liris’ së Shqipërisë, nukë do të mirëshim as pakë me gjërra pa rëndësi, se një shtypëshkronjë ose zyrë gazete, këmben e ç’këmben shumë njerës rogëtarë e ndihmës në mot, po nga që u kërkon lamtumirë këndonjësvet të një gazete të huaj, nga ky shkak po shkruajmë këto fjalë: Ku i gjete ata këndonjës ore z. Gurra? këndonjësit i ka i zoti i fletës që ka bashkëpunuar 16 vjet.

Më poshtë z. Gurra thotë se e thirra pë redaktor, s’ke turp të shkruash fjalë të reme nëpër gazetat? Unë të thira për ndihmës jo për redaktor. Shkrimet e tua pa fjalë i ndreqnja dhe i kam ndrequr kurdoherë se ti s’e di as gjuhën shqip, as gramatikën, dhe vetëm ay që ka folur me ty të ka kupëtuar; këtë gjë e vërtetuan dhe shumë letra që mora nga këndonjësit e gazetës, në kohën që shkruanje në gazetën t’ime.

S’kisha nonjë shtërngim të bënja kon, flikt me një njeri q’ e paguanja me rogë, sa desha munt të të mbanja, po unë duke qënë shpirtmirë të mbajta dhe dy muaj e gjysmë, më tepër (d.m.th. 3 muaj e gjysmë ndonëse të kupëtova që muajn’ e parë sa vlenje). Muajn’ e fundit e shkove më shumë nëpër kafenetë se sa në punë, po unë me gjith’ atë të pagova me të tepër, të dhashë dhe udhën dhe të thash udh’ e mbarë. – S’ish e thjeshtë kombiare puna ime sepse s’të mbajta ty, se s’të bëra redaktor? O i shkreti! Sa për këto fjalë shpirti im s’turbullohet as pakë, se vepërat e vërtetojnë ç’jam unë, dhe jo fjalët e tua pa themel dhe nga cmiri.

U thua lamtumirë këndonjësvet të mij t’Amerikës, mbase ke qëllim të botosh nonjë fletë, me këto fjalë e dëshmon vetë dhe duket që do të kesh vjedhur dhe adresat e mija kur i shkruanje, po, pse t’i vidhnje more zoti Gurra (Milto Sotir)? kur të nisnje fletën m’i kërkonje të t’i ipnja si i kam dhënë kudo, si j£ dhashë z. M. Grameno, të ndyerit Sami be, si uâ kam dërguar n’Amerikë, Misir, Itali e Stamboll, si j£ dhashë z. N. Lako etj. dhe ahere shkruanje idheat e nalta të tuat n’ atë fletë, rëfenjat ose prallat e Tolstojt!

Po shkuan ato kohëra që të mirët këndonjësit Shqipëtarë me të marë një Nº të nonjë flete shqipe paguanin pajtimin! Tani u doq plaka nga qulli i fryn dhe kosit! pa mos parë 20 e 30 N-ra, këndonjësi shqipëtar s’gënjehet të dërgonjë pajtimin, dërgon vetëm atje ku është sigur se do të dalë.
Shkrova këto radhë për të ditur bota të drejtën dhe jo aqë shumë për z. Gurra; s’është koha të mbushim fletën me gjërra vetiake, kemi shumë sende të nevojshime me rëndësi e për të mirën e çështjes s’ënë.

Kristo Luarasi

Përgjigje Diellit N-r 174

Në këtë numur shkronjësi i gazetës boton kryartikullin tënë që shkrojtëm te Nº 57, n’ atë artikull kemi radhitur ngjarjet e mobilizacjes dhe ndryshimet q’ u bënë në tërë Bullgarinë dhe ç’duhet të bëjnë Shqipëtarët. Shkronjësi pa turp thotë se Liri e Shqipërisë e hodhi maskën e shqipëtarërisë e u gëzua duke hapur lu, ftë fqinjët t’anë, në funt të artikullit ky faqezi bën një shtim dhe na bën trathëtor.

Ne pyesim zyrtarët e shoqërisë Vatra, anëtarët dhe degat e saj ashtu edhe gjithë Shqipëtarët e vërtetë: cili është trathëtor e i shitur te liberalët tyrq, ne që shkrojtëm e shkruajmë për të bërë një Shqipëri autonome apo ay që shkrojti: – Vive l’Empire Ottoman uni! Vive l’armes Ottomane?…
Nuk më thoni ju o Shqipëtarë të vërtetë t’Amerikës, të krishterë e myslimanë, që bëni theror për mot me qindra dollarë dhe mbani gazeta, shoqërira e priftërinj, përse i bëni gjithë këto? për të shpëtuar Shqipërinë nga zgjedha e 500 vjetve apo për të robëruar?

I shitur dhe trathëtor është shkronjësi i gazetës Dielli i cili e çfaqi trathëtin’ e tij në mitingun e parë, po kur pa se ay miting s’u pëlqye nga shumica shqipëtare, dhe se do t£ flaknin jashtë (si tjatër herë), e ktheu fletën dhe thiri një tjatër miting që t’i vërë kapak trathëtis’ së tij. Të shkruarat tona janë fjalë të vërteta e patriotike dhe jo fjalë me dy faqe, programi ynë që në krye të herës ka qënë dhe do të jetë: Shqipëria për Shqipëtarët.
Ngjallja e kombit tënë është vetëm kur të ndahemi nga kërma Turqi; cila-do parti që të vinjë në sunimt të mbretërisë turke, për ne Shqipëtarët një është, të gjitha na duan humbjen tënë! Kurdoherë e kemi thënë që Shqipëria të mos copëtohet po të bëhet një mbretëri e fortë si Bullgaria e si të tjerat reth nesh. Të tilla kemi shkrojtur dhe do të shkruajmë gjer të fitojmë vetëqeverimin e Shqipërisë.

Ay artikulli ynë që përsërishkruet te fleta Dielli Nº 174 po të lëçitet me kujdes, është aq’ i mirë e i vlyer për kombin shqipëtar e për Shqipërinë sa s’bëhet më, dhe jemi sigur që Shqipëtarët e vërtetë do t’a presin me gëzim të math mendimin tonë.

Është vërtet i hidhur e gjithë vrer kundër Tyrqet e Tyrqisë, këtë gjë s’munt t’a fshehim andaj atij që është tyrk gjer në palcë të kurizit, jemi sigur që s’i ka për të pëlqyer.
– Liri e Shqipërisë e Sofjes viti II, n. 61, 10 Vjesht’ e III, 1912, faqe 3 –

Diellit Nº 180. Çuditem fort për ato që shkruan drejtorija, ato që thojni i kam thënë më parë: lëçitni Lirin’ e Shqipërisë me vërejtje që kur është nisur lu, fta, ku kam shkrojtur: edhe në daçin Shtetët e Ballkanit të copëtojnë Shqipërinë do të mos i lerë Europa. Po ju ku i kini provat që më bëtë “tradhëtor” dhe të “shitur”? Kini cipë mi faqe a po u ka plasur?
K.L.

Me që fola për drejtorin e Diellit dua që gjithë në këtë numur t’u përgjigjem dhe 3 zotërinjve, se dua t£ mbyll këtë qartë e të mos shkruanj më, sikur edhe të 4 faqet e Diellit të mbushen me letra kundër meje. Këta zotërinj duken nga shkrimet që janë djelmoshë, me këtë rast q’ i mbajnë anë drejtorit të Diellit, gjetën shkak t’u përmenden emërat te fleta, ky është qëllim’ i tyre.

Z. K.T. Kuqalit i them: kush punon për mëmëdhenë me të drejtë dhe me gjithë zëmër s’ka fjalë që bëhet i pasur. Po unë jam fort i kënaqur që m’u mbarua qëllimi që dëshëronja, edhe paskëtaj duke punuar edhe më shumë munt të bëhem ashtu si thua zotrote.

Z. J.G. Pani te Nº 181 i Diellit bën fletën tënë organ të sllavo-greket, këti i them: Përse nukë qëndruat me mendimet e para që të shpëtonit Turqinë po erthtë në tonat? Z. Pani thotë se Gora s’është marë, po kur u shkel Korça sa para bën Gora? Sa për Malësorët ata i bëri vetë Turqija dhe Esad pasha të punojnë për Malin e Zi, sikundër bëri Ali pashë Tepelena Sulotët që punuan për Greqinë. Vëndin tënë e shkelë jo vetëm Malëzestë po edhe Sërbët e Grekët. Ore i zjartë patriot, urdhëro këtu të shkruash t’atillë artikuj që thua! Ne pas gjyqit us, tëror që sunon sot kemi shkrojtur shumë. Sa për Faikun laini ju gojët kur të flisi, unë s’kam nonjë nevojë, as shtërngim, as frikë. Pilaf s’ka vetëm në Tyrqi po kudo që janë maqinat pilafore d.m.th. kudo që gjënden ambasadat e Turqisë.

Z. Jovan Andonit prapë te Nº 81 i them: Lu, fta ballkanike u-bë shkak të dalim nga gropa e thellë prej 4 metrash që na kishin futur Tyrqit, ndryshe kurrë s’kishim për të shpëtuar e çkëputur nga Turqia. Lidhja e Ballkanit ka vjete që po pregatitej t’i binte Turqisë. Ja se ku të them ore zotëni se autonomin’ e Shqipërisë e dha Austria me Italinë dhe me Gjermaninë e jo Turqia, se ajo kur t’a kish dhënë e epte që kur vanë Shqipëtarët kryengritës në Shkup. Shqipëtarët e Amerikës mua më njohin që përpara 16 vjet, po ti e nonjë si ty që do t’u thotë Faiku fluturoj g… munt të përgjigjen e të thonë i pamë veshët…

Nga që s’kemi kohë të miremi me gjëra vetiake këtë radhë po u apim funt. Shkrimet tona le të mbesën në gjykimt t’atyre që do të vinë pas nesh.
K.L.

Zotit Dashuri e Shqipërisë Somersëorth: Me që e mbylla atë grindje, u them që kini lajthim të math në të gjitha. Të mos kishte inflyencë gazeta jonë pse janë shtypur aqë artikuj prej pëndës s’ate? S’kam thirrur nonjë herë rofshin Shtet. e Ballk. Lëçitni mirë Lirin’ e Shqipërisë, që kur u bë mobilizacia e këtej.
K.L.

– Liri e Shqipërisë, viti II, n. 65, 6 janar 1913, faqe 3

Përgjigje e fundit Faik Konicës

Desha të mbyllej grindja q’u çpik midis gazetës Liri e Shqipërisë dhe Diellit, ndonëse ata janë fajtorët, se ata më bënë më parë trathëtor e të shitur pa prova, andaj te numuri 64 i gazetës s’ime botova artikullin e z. Jan P. Vruho, të mëmëdhetarit të çquarë dhe bashkapunonjësit tënë, i cili dëshëron që jo vetëm sa jemi Shqipëtarë e punojmë për një qëllim të jemi më një mëndje, po të përmbledhim dhe të tjerë në bashkimin tënë, se bashkimi bie fuqinë; pô di Faiku bashkim e vëllazëri? peshon ay tjatër njeri ndonëse dhe t’i dalë një fjal’ e vërtetë nga trutë, përveç vetes’ së tij? ky është zakon i vjetër i 17 vjetve! Këndoni Albaniën e tij që në kryet e në funt dhe do të vërtetohi, këndoni dhe përgjigjen e gazetës Drita Nº 11 (1902).

Këndonjësit me mënt do të kenë kupëtuar shkrimet tona dhe të tijat.
Te n-ri 180 prapë përgjigjet dhe nxjer bretkosa nga goja, gjëra të pa qëna: dhe të qeshë kalldrëmxhi prapë do t£ kisha për lëvdatë, se n’Europë e n’Amerikë njerëzija më mirë paranderojnë një mjeshtër se sa një plënk-prishës, nakar-madh, vetijë-prishur e egoist. Pô gjaku im s’trumbullohet as pakë se kalldrëmxhi s’kam qënë as unë as im atë, as mistrinë s’e përdor dot, im gjysh në ka qënë një krye-mjeshtër me 40-50 shokë, kjo s’është nonjë çnderim.

Të më thotë për shkronjëradhosës ka të ngjarë, se këtë mjeshteri kam 20 vjet që po e punonj, dhe të rinjet që munt t’u zënë besë fjalëvet të gënjeshtërta të Faikut, po u£ çkoqit: me të dalë nga shkolla e Hotovës (afër Përmetit) shkova n’Athinë të pasonj mësimet, ndenja një mot, nga shkaku i shëndetit u ktheva në mëmëdhet. Bëra një mot mësonjës greqisht në Vodicë dhe 2 vjet mësonjës shqip në katundin t’im.

N’ato kohëra 16 vjet djalë, u hodha në fushë të çështjes shqipe dhe bënja propagandë e mësonja shqip jo vetëm djemt’ e katundit, po edhe të mëdhenj, të krishter’ e myslimanë. Kur unë me atë dituri të pakë, po të kthiellët për qëllimin e shënjtë, përpiqesha si e si të mësonja më shumë njerës dhe mbillnja idheat për një Shqipëri të lirë, jam sigur se Faiku shëtite shantanët e Europës e të Stambollit bashkë me plënk-prishësit, me ata vetijë-qelburit, me të cilët ka trashëguar vetijat e bukura që ka.
Si na i mbylli shkollat qeveria turke në Kolonjë shkova në Bukuresht, në shkollët shqipe të z. Naço, me qëllim që të mësonja edhe më, po kur pashë se shkolla s’qe ashtu si ëndërita, u shtrëngova të nxë tjatër mjeshtëri, se s’kisha të holla të vinja në shkollat. Ahere zgjodha mjeshtërinë shkronjëradhosës, ku më shpu në një shtypëshkronjë z. Naço, ditën mësonja mjeshtërinë dhe mbrëmanet mrinja ato mësime që epeshin n’atë shkollë.

Po ty Faik si të duket vetja, se je nonjë diplomat? Munt të rëfehesh në ata që s’të njohin, po jo te mua. S’je ti ay që i ndyeri Naim be etj. shqipëtarë të Stambollit mbluadhë 25 lira dhe të dërguanë në Rumani që të bashkëpunonje me tá, po ti e ktheve fletën dhe programin se të pëlqenin shantanët e Europës? S’je ti ay që me Albaninë tënde ndëronje programin dhe mëndjen më çdo numur? S’je ti ay që lëpinje ato që thoshë te numurat më të përparëshëm? S’je ti ay që më shumë i prure dëm çështjes s’onë se sa fitim? S’je ti ay që ke sharë më të mirët patriotë, të cilëvet kombi shqipëtar për së shpejti dot’ u ngrerë statue? Kam lëçitur shumë libra nga kombet e huaj dhe shkronjësit e ditur bëjnë kritikat e tyre ku kallëzojnë të mirat dhe të metat e një shkronjësi, po asgjëkunt s’kam takuarë si kritikat e tua të cmirta e egoiste.

More Faik, po nukë je ti që më 1901 më dërgove 2-3 letra ku më thoshe të vinja te ty dhe të bashkë-punonim duke nxjerë fletën Albania e unë të mijat? Si do të bashkëpunonje ti me një kalldrëmxhi? Nukë je ti që vjet vure një mik dhe më shkroj një letër nga St. Louis-i që të vinim bashkë në Svicrë të nxirnim një fletë? Të gjitha letrat i kam.

Përpara se të nxjerç ti të përkohëshmen Albania, unë bashkë me shokun t’im z. Kosta Trebicka, porsa u kthyem nga Bukureshti nxuarëm të parin kalendar shqip, i cili s’është nonjë vepër për lëvdim, po munt të them pa frikë, është një çap drejt literaturës sënë, gjë që s’ish bërë gjer ahere prej Toskëvet, dhe ay qe shkak që të shtypen 65 llojish libra dhe fleta Drita këtu në Sofje, të cilat i suallë aqë dobi lëvizjes s’onë. Me kryelartësi e them se zgjimi i popullit shqipëtar nga gjumi i rëndë u detyrohet libravet që u shtypnë në Stamboll dhe në Bukuresht, pastaj vinë të Sofjes bashkë me Dritën e cila bëri më shumë punë, vleftën e së cilës do t£ çmojnë t’ardhmit, fletët e shkrimet që dilnin nga pëndët e Shqipëtarëvet të Misirit, dhe n’Amerikë fleta Kombi. Albania jote (përveç mot’ i parë) kudo që vinte as nukë çelej nga zarfi: e ruanin vetëm për të pshtiell djathë.

Shqipëtarët e Amerikës, të flaktë pa masë gati të hidhen në zjar për mëmëdhen’ e vet, kur panë Shqipërinë në rezik s’peshuan dhe duke qënë lark nukë dinin si qëndronte Turqia, pritnë mendimet dhe vendimet e oratorëvet në mitingun e parë, i cili – edhe një herë po e them, si Galileu – as një dobi s’i pru Shqipërisë dhe as një përshtypje bëri në Fuqit’ e mëdha e në botën e qytetëruar, vetëm i bëri qejfin Turqisë edhe ambasadorëvet të saj; jo vetëm prej meje po edhe prej gjithë Shqipëtarëvet jasht’ e brënda Shqipërisë ay miting qe si zjar kashte, se po të qe që një i atillë miting i sillte dobi kombit shqipëtar dhe Shqipërisë e bënin Shqipëtarët e Vllahisë dhe të Misirit që qenë më afër; faji u kupëtua edhe vetë prej jush po s’doni ta çthoni.
Jam sigur që duke lëçitur gjithë këto do të grisç robat si Mançja, po vetëm një palë s’ka gjë, andaj që të mos grisç dhe të tjera s’ka të të përgjigjem më dhe as dua të kem punë me një njeri që flet preçart.

Qemal VELIJA

Gjatë përgatitjes së një libri mbi per sonalitetin e Rilindjes së vonë, publicistit dhe botuesit të njohur, Kristo Luarasi, hasëm në një polemikë të thekur e të vijueshme mes gazetës “Liri e Shqipërisë” që dilte në Sofje nga viti 1911 dhe gazetës “Dielli” të Bostonit. Në njërin krah është drejtori Kristo Luarasi me bashkëpunëtorët e tij dhe në anën tjetër Faik Konica me Milto S. Gurrën dhe të tjerë. Edhe pse herë-herë me tone personale, duket se polemika zhvillohet mbi këndvështrimet që palët kishin mbi zhvillimet politike në Ballkan, e më konkretisht mbi qëndrimet karshi perandorisë Osmane dhe përplasjes mes shteteve ballkanike dhe asaj, në kuadrin e interesave shqiptare.

Në mbrojtje të suazës së perandorisë, apo në sheshbetejën ballkanike për tu realizuar si shtet i mëvetësishëm?, – këto ishin këndvështrimet e ndryshme që vinin dhe nga shkalla e njohjes së situatës, rrethanave dhe zhvillimeve në terren dhe në prapaskenën e politikës europiane. Parapëlqimet mbi zgjedhjen e krahut që duhet të mbanin shqiptarët në këtë tollovi ballkanike, kur shtetet e vegjël të këtij gadishulli ishin lëshuar përmbi perandorinë në tatëpjetë, kishin dhe anët e tyre subjektive që ndikonin padyshim në ngjizjen e ideve. Në atë që quhet Lëvizje Kombëtare Shqiptare për pavarësi, pra, duhen parë edhe përplasjet e ideve, për të krijuar një përfytyrim më të qartë dhe për të nxjerrë rrjedhime më të sakta mbi historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në çastin thelbësor të krijimit të shtetit politik shqiptar të vitit 1912.

Polemikat shprehin mo përkimin e ideve, por njëkohësisht edhe shpalosin anët subjektive të personazheve që lëvizin në këtë skenë. Shpesh kemi gjykuar mbi një parashtrat të përcaktuar paragjykimor, ku ngremë në spikamë një apo disa figura të kohës duke lënë mënjanë e duke injoruar faktorët e tjerë të zhvillimeve. Në këtë plan do të shohim se Faik Konica, Kristo Luarasi, Milto S. Gurra e të tjerë lëvizin në një rrafsh konkretësie dhe jo në aureolat që kemi ngritur në kohë të vona për njërën palë. Polemika mes dy gazetave kryesore shqiptare të kohës duhet parë, për mendimin tonë, si një realitet pasqyrues i kohës dhe jo si një goditje figurash, si një natyrshmëri mediatike që lëviz në logjikën e ngjarjeve dhe jo në absolutizmin negativ apo pozitiv, siç jemi mësuar të gjykojmë kohëve të vona. Polemika ka edhe elementë të tjerë, por ne po sjellim vetëm disa pasazhe të saj. /KultPlus.com