Bashkëpunimi ndërmjet Vjollca Buqaj dhe Hysni Zela të cilët i kanë kushtuar këngë presidentit historik Ibrahim Rugova.

Kënga ka ritme folklorike, ndërsa është kompletuar edhe nga ana vizuale. Muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Sajmir Çili, kurse tekstin e ka shkruar Jorgo Papingji. Videoklipi i është besuar produksionit D Production.

Burimi: KultPlus.com