Kur jetoi Luli i vogel e kur jetojme ne ? Luli mbetet personazh i perjetshem ne jetet tona, por ne modernizimin e skamjes se tij. Kete panorame te trishte e sjell permes vargjeve

Shqetesim i shprehur mjaft bukur artistikisht . I qarte, filozofik dhe i paster, si vete personazhi i tij . Duhet te ndalemi dhe te pyesim shpesh veten.
Sa vlen paraja dhe sa vlen nje enderr ?

Luli i parritshëm

– Cfarë ban afër makinës time mistrec… !?!

Sepse vec te mirët kanë makina t’bukura zotni…
Unë shes andrra zotni,

…a e don nji andërr
Ato me lumtuni i kam lirë,
ato me shumë lekë janë ma shtrenjtë
Se nuk shoh shpesh andrra me shumë lekë zotni…

Ne të varfënve na kushton ma lirë me kenë t’lumtun
E na jena t’varfën… i thotë nana motrës teme t’vogël…
…ndaj për pak lek, mund të t’nap një të lumtun

– Hiqmu sysh, ti dhe andrrat tuaja…

Po unë shes andrra zotni…
Në mos patç lek me ble lirë një me lumtuni
po të shes lirë një andërr me lek
…e po të fal një me dashni

Zotnia u largu pa i’a pagu nji andërr…

Vogëlushi i varfen me sytë e zez, u kthye me xhepat plot me andrrat e pashituna, e me lot ndër sy, puthi motren e vogël n’ballë e u shtri me fjete krah saj.

Ate natë, pa dy andrra…
Që kishte ra me fjete pa hangër dhe zotnin qe nuk i fali pak qindarka per bukë.

Te nesëmen doli prap me lyp, por nuk e mori andrrën me zotnin e djeshëm.
Atë e rujti për vedi, bashkë me ftyrën rrumbullake të shplame të zotnise të pasun me lek e të varfen me dashni …

Ishte andërr shumë e shtrenjtë per ta ble burrat me makinë të shtrenjtë…

Burimi: Rrjetat.com