Si e gjeti mbreti mbretreshen?
Mbretresha kushërirë me Riqard Niksonin?
Kush i ofroi mbretreshes rol ne film?
Cfarë dhuratash i derguan Zogut për martesë ?
Ckarë shkruan “The New York Times” per arësyet e martesës?

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Ne vitin 1930 Mbreti Zog i Shqiperise ishte duke hulumtuar per te gjetur grua per martese. Ky ishte nje problem i theksuar tek te gjitha familjet mbreterore te Europes. Sipas nje shkrimi ne “New York Times”, Zogu kishte premtuar nje pagese te majme atij “mesiti” i cili do te arrij t’i gjeje nje grua fisnike, me te pakten 1 milion dollar te ardhura ne vit. Ne nje vend tjeter te Europes, ne Hungari, vajzën 17 vjeçe Gjerladine Aponoi familja e dergonte ne ballot e zgjedhura te kohes ne rrethet aristrokrate . Nje mbremje, gjate vallzimit dikush rastesisht e kishte fotografuar kete vajzë. Ajo fotografi, nje dite do ta ben ate mbretreshe te Shqiperise. Fotografi e Gjeraldines se re do te shperndahet dhe rastesisht nje dite do t’i bie ne dore edhe Ahmet Zogut.

Duke udhetuar gjurmeve te kesaje fotografie motra e mretit Zog, nje vitin 1937 arrine ne Hungari, e gjene dhe viziton Gjeraldine Aponoin. Zogu, e kishte pare fotografine e Gjeraldines dhe e kishte pelqyer ate, ndaj motra po gjurmonte personin nga fotografia. Megjithekete, duket se martesa nuk kishte qene ceshtje kryesore e permendur ne kete takim. As qe kishte nevoje te permendej shume. Ishte gje e njohur qe Mbreti Zog po kerkonte nje nuse me te ardhura te mira dhe te jete afte per lindje. Gjeraldina ishte e pjekur per shtatzani e trashegimtar, mirepo nuk kishte te holla. Babai i saje , nje princ i respektuar, ishte martuar me Gladys Virginia Steward nga Virgjinia, duke sjelle keshtu nje amerikane ne nje familje hungareze.

Gjeraldina ishte kusherire e larget e ish Presidentit Nikson. Mirepo paraja e siguruar nepermjet kesaje martese tanime ishte tretur. Pasurija e familjes tani ishte fundosur. Gjeraldina siguronte per egzistence duke punuar si daktilografe, ne te cilen zanat e kishte futur e ema. Gazeta “The New York Times”, ka shkruar qe, ajo nje kohe ishte shitëse e kartolinave ne Muzeun Nacional te Budapestit. Megjithkete, kur ne vitin 1937 Zogu takoi Gjeraldinen, paraja me nuk ishte ceshtje kryesore. Ai i propozoi martese Gjeraldines vetem disa dite me vone. Gjeraldina ishte me pak e entuziazmuar. Ajo ishte 22 vjecare kurse Zogu 42, dhe ne pamje ai dukej edhe me i vjeter.
Megjithkete ajo e cmonte Zogun per pjekurine e tij dhe autoritetin, ndaj plani i marteses filloi.

Para martesës, filluan të mbërrinin dhurata nga e gjithë bota. Admiral Horthi, regjenti i Hungarisë, dërgoi si dhuratë personale një pajton të bukur që tërhiqej nga katër kuaj të bardhë Lipizaner qe ishte dhurate e pershtatshme per rruget primitive te Shqiperise. Hitleri dërgoi një Mercedes të gjatë, të kuq , mjaft të fuqishëm, trecilindërsh të kromuar, me tavan të lëvizshëm dhe me tapiceri të bardhë lëkurë. Ishte një kopje e makinës së vet, e vetmja e tillë. Familja Aponyi u dhuroi një servis të mrekullueshëm enë kuzhine prej bronzi të rëndë, një portret të gjyshit të Mbretëreshës së re, kontit Lajos Aponyi dhe një set nga porcelani i famshëm hungarez Herendi.

Dhurata e Musolinit ishin katër vazo prej bakri, ndërsa dhurata e mbretit Viktor Emanuel, ishte statuja prej bronzi e një ushtari vigan. Musolini nuk ishte shume i disponuar per kete martese.
Dhuratat nuk u ekspozuan, por u vendosën të pahapura në burgun e garnizonit pranë Pallatit të Bardhë (të papërfunduar), të cilin Mbreti po e ndërtonte për nusen e tij. Gjeraldina shumë prej dhuratave nuk pati mundësinë t’i shohë. Shqiperia ne ate kohe ishte vend i varfer, mirepo Musolini angazhohej ta rrethoje per qellimet e tija duke e pare ate si nje shkalle kah gllaberimi i nje dhurate me te madhe per vete, qe ishte Greqia.

Per kete aresye Musolini ,mendonte se martesa e Zogut me nje italiane do te ishte me e mire, sepse do ta thellonte edhe me shume varshmërinë e Shqiperise nga Italia. Ai i kishte dhene Zogut ndihma financiare per ta zhvilluar vendin. Zogu, me këtë martesë e kishte deshpruar Musolini dyfish: Jo vetem qe nuk u martua me italiane, por nje pjese te madhe te ndihmave italiane ai i shpenzonte duke finansuar jeten luksoze te Gjerladines.

Edhe pse ajo kaloi vetem 354 dite si mbretreshe e Shqiperise, mbreti ishte i kenaqur qe ajo po bente nje jete me stil per ta mbajtur ne mend. Ne vitin 1939 ajo i lindi mbretit trashegimtarin – Leken, kurse 11 dite me vone Italia okupoi Shqiperine, me pretekst se Zogun “eshte duke keqperdorur ndihmat italiane”. Duket se e verteta ishte qe, Musolini donte ta grabise Shqiperine, para se atje te arrinte Hitleri. Ai poashtu ishte i zemruar qe Zogu po distancohej nga Italia. Ne ate kohe Zogu sapo kishte larguar keshilltaret italianë nga armata shqiptare, kurse parlamenti kishte votuar moratorium ne kethimin e borgjeve Italise. Zogun ne disa rrethe te huaja e quanin “Napoleoni i Ballkanit”.

Mbreti, mbretresha e princi hiken ne Greqi. Me mbretin u largua edhe ekipi prej 111 personave zyrtarë. Disa gazeta kane shkruar per kolonen prej prej 5oo personash dhe 10 arkave me flori e pasuri tjera. Fjalet e fundit te Zogut, transmetuara ne radio para largimit ishin: “Lu, ftoni deri ne piken e fundit te gja, kur per ta mbrojtur pavarsine tone”.

Pas rrezimit te mbertereve, gjithnje paraqitet si problem kryesor , paraja, apo egzistenca finanaciare. Ndonese Zogu kishte konto bankare ne Perendim, ato nuk ishin te gjitha te sigurta. Ne kete situate te re, nje producent nga Holivudi ne Mars te vititi 1939 i ofroi Gjeraldines propozimin per te bere nje film mbi jeten dhe romancen e saje me mbretin Zog. Per fillim, cmimi i ofertes, nese do te pranohej do te ishte rreth 250 mije dollare . Duket se mbretreshes ju duk imntersante dhe terheqëse kjo oferte, mirepo Zogu e kundershtoi kete ide.

Ai e kishte siguruar ate, para largimit nga Shqiperia, se kishte depozituar mjaft para ne llogarite bankare jashte vendit per te siguruar nje jete te mire pas ekzilit. Zogu, kishte frige se ekspozimi i Gjeraldines dhe jetes se tij ne Holivud, do ta rrezikonte edhe me shume familjen qe tani ishte e detyruar te jetoj ne egzil. Keshtu, romanca mbretrore shqiptare kurr nuk arrijti te behet pjese e Holivudit.

Gjeraldina, ne ate kohe ishte i vetmi person ne rrethin mbreteror te Europes me gj, ak amerikan. Pas largimit nga Shqiperia, familja mbreterore kaloi nga nje vend ne tjetrin duke qendruar perkohesisht, ose me banim me te gjate ne Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, shtetet Baltike, Suedi, Belgjik, France, Angli, Egjypt, Spanje dhe Afrike Jugore. Pas 62 vjetesh te kaluara ne egzil, mretresha Gjeraldine arrijti te kethet ne Shqiperi ku vd, iq dhe u va, rros ne vitin 2002 .

Pergaditi H.Dukagjini

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Burimi: Albumi Akordet e Kosoves

Postimi Origjinal: