Pretendenti i Fronit, Mbreteror Leka Zogu, i cili ka ka qene firmetari i 20.000 ne listen e qyetatereve te cilet kundershershtojne regjistrimin e popullsise mbi baza fetare dhe etnike.

Janullatosi, shtetësia shqiptare, legalizimet dhe drejtësia…

Dhënia e shtetësisë shqiptare Janullatosit ka një analogji të çuditshme me formën më ekstreme të legalizimit të ndërtimeve pa leje në vendin tonë ku shteti ju dha letrat disa uzurpatorëve, grabitqarë, mashtrues, të fortë apo miqë të pushtetit jo vetëm për ndërtimet pa leje por edhe për pronat që u kanë rrëmbyer pronarëve të ligjshëm…

Por si për çështjen e pronës, kur pushteti nuk mori parasysh se për padrejtësitë e veta ekziston një gjykatë më e lartë dhe e pavaur si ajo e Strasburgut, edhe për rastin e Janullatosit pushtetet kanë injoruar dhe po vazhdojnë të injorojnë Kanonet dhe Ligjet e ortodoksisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe se ka gjithmonë një gjyq më të lartë i cili herët a vonë do të vendosë drejtësi…

Bashkëngjitur, gjeni protestën që, në vitin 1992, i ndjeri Mbreti Leka i dërgoi H.T. Kryepeshkopit Bartolomeu lidhur me emërimin e Janullatosit në krye të KOASH dhe (për të interesuarit) një pjesë të Studimit për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse përgatitur në 1997 nga Arhimandriti Dr. Theofan Koja.

Marrë nga profili i Sulejman Gjana