Letra që po publikojmë në këtë pjesë të librit dhe që ka për autor, Sadik Premten, mendojmë se është nja nga dokumentet me mjaft interes, pasi aty tregohen mësë miri qëndrimi politik dhe pozicioni që kishte ndërmarrë ai ndaj regjimit komunist në Shqipëri dhe udhëheqjes kryesore të saj me në krye Enver Hoxhën.

Dokumenti në fjalë,i përket datës 12 prill të vitit 1956, dhe me anë të saj bëhet e ditur e publikohet letra e parë që Sadik Premtja, nga mërgim në kryeqytetin francez Paris, ia dërgon pikërisht Byrosë Politike dhe Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, në lidhje me zhvillimet e papritura dhe të jashtëzakonshme që kishin ndodhur rreth dy muaj më parë, në Kongresin e XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ose i njohur ndryshe edhe si Kongresi që çoi në ndarjen përfundimtare nga metodat staliniste, Bashkimin Sovjetik dhe të një pjese të vendeve të tjera komuniste të Lindjes. Çuditërisht periudha e hartimit të kësaj letre, përkon edhe me fillimin e një tjetër “Kongresi të XX”, apo thënë më saktë nën frymën e këtij kongresi, por kësaj here në atë të Konferencës së Partisë së rrethit të Tiranës, ku për një javë rresht vetë Enver Hoxha së bashku me eksponentët e tjerë të lartë të Byrosë Politike, do të përballeshin me ak, uza të njëpasnjëshme nga disa anëtarë të thjeshtë të Partisë së Punës së Shqipërisë, lidhur me krimet dhe represionin që ishte zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1944 e deri në ato ditë që mbahej ajo konferencë.

Gjithashtu, në këtë Konferencë, do të kritikohej ashpër edhe mënyra luksoze dhe jetesa e shtrenjtë e anëtarëve të qeverisë, në krahasim me anëtarët e tjerë të PPSH-së dhe njerëzit e thjeshtë në mbarë vendin. Pikërisht këtu e ka zanafillën edhe hartimi i kësaj letre nga Sadik Premte, i cili  në atë kohë i ndikuar edhe nga reformat dhe  lëvizjet e mëdha liberalizuese në vendet e Lindjes, me të drejtë shpresonte se një gjë e tillë do të bëhej edhe në Shqipëri nga Enver Hoxha. Premtja në këtë letër, i kërkon anëtarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe atyre të Byrosë Politike, që të nisnin menjëherë procesin e rehabilitimit të të gjithë hierarkëve të lartë komunistë të ekzekutuar apo dë, nuar nga Hoxha që nga viti 1945 dhe deri në 1956, si Koci Xoxe, Sejfulla Malëshova, Kristo Themelko, Pandi Kristo etj., e deri tek ish-shokët e tij të afërt të mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e Qarkorit Komunist të Vlorës, si: Anastas Lula, Neki Ymeri, e Xhemil Çakërri, në mënyrë të njëllojtë siç po bënin edhe vendet e tjera të Europës Qendrore dhe  Lindore. Ndoshta në këtë mënyrë, ai shpresonte se regjimi komunist i Shqipërisë dhe vetë kundërshtari i tij personal, Enver Hoxha, që deri në atë kohë kishte nxitur kryerjen e dy atentateve të dështuara ndaj tij, do të mund ta falnin dhe të amnistonin kthimin e tij në Shqipëri, njëherë e përgjithmonë.

Por fatkeqësisht kjo gjë nuk do të ndodhte aspak, pasi ashtu siç dihet tashmë, Konferenca e Partisë së Tiranës dështoi, pasi Enver Hoxha i sulmoi vetë personalisht të gjithë të “rebeluarit” e asaj mbledhjeje, duke i arrestuar madje disa në mënyrë demonstrative, që në ambientet e sallës. Kështu, rreth 50 vetë shumica emra të njohur zyrtarësh komunistë për qytetin e Tiranës, si Iljaz Ahmeti, Pajo Islamaj, Vehip Demi, Hulusi Spahiu, Pëllumb Vinçani, Taho Sejko etj., u shkarkuan nga  funksionet që kishin, arrestuan, u bur, gosën, apo u inter, nuan, ku madje, disa prej tyre, si do të eliminoheshin fizikisht më pas në rrethana krejt misterioze. Ky do të ishte “mesazhi” më i qartë që Enver Hoxha, do t’i rezervonte opozitarizmit të çdo lloj forme në Shqipëri, por edhe jashtë saj, në rastin e emigracionit politik anti-komunist shqiptar në Europë dhe në Botë. Shansi i fundit i një lloj liberalizmi në Shqipëri, gjë e cila vinte si pasojë dhe nën frymën e goditjes së kultit të Stalinit dhe pikëpamjeve disi liberalizuese të Nikita Hrushovit dhe mbështetësve të tij në udhëheqjen e Moskës zyrtare  dhe aq më tepër rehabilitimin dhe kthimin e Sadik Premtes dhe të tjerëve në Shqipëri, praktikisht kishte marrë fund.

Komitetit Central të Partisë së Punes së Shqipërisë

Shokë

Evenimentet që shënuan Kongresin e 20-të të PK të URSS dhe  reperkuizicionet që ky kongres pati në partitë e tjera komuniste të botës detyrojnë si mbas mendimit tim me rishqyrtue disa gjëra që kanë të bëjnë me jetën e Partisë dhe me historinë e lëvizjes komuniste shqiptare. Mbas rehabilitimit të Rajkut në Hungari dhe Kostovit në Bullgari, nuk është akoma vonë që të rehabilitohen edhe Koçi Xoxe, Kristo Themelko. Pandi Kristo, Sejfulla Malëshova etj., të ak, uzuar për “titizëm” dhe disa prej të cilëve të ekzekutuar në mënyrë kriminale. Duhet pranuar se të tilla vepra kanë qenë në të vërtetë rezultati i nënshtrimit më të ngushtë të Partisë në direktivat e ardhura prej Kremilint me në krye Stalinin. Duhet pranuar se jeta e Partisë gjatë gjithë kohës, së kaluar nuk ka qenë e lirë dhe se zhvillimi i saj nuk ka qenë para së gjithash i bazuar në interesat e masave shqiptare por në ato të Kremlinit që është ndodhur gjithmonë nën zgjedhën arbitrare e tiranike të Stalinit. Por me një Parti si ajo e jona që nuk ka pasur as tradita të gjata dhe as përgatitje ideologjike të mjaftueshme për t’u rezistuar qëllimeve të mbrapshta të një direksioni të tillë të dhënë nga Kremlini, ky fakt ka bërë që të bastardohet dhe të shëmtohet krejt jeta e Partisë.

Për mua s’ka asnjë dyshim se prej eksperiencës staliniane e nënshtruar tashmë nden një kritikë që sapo vjen e po bëhet më e fortë, është nevojë e domosdoshme që historia e Partisë sonë dhe fajet e krimet e bëra kundër shumë militantëve të sinqertë e të vendosur për kauzën e socializmit të revizonohen. Në këtë mënyrë evenimentet që shënuan formimin e Partisë grupet që kontribuuan në këtë formim dhe lufta e parë midis pikëpamjeve të ndryshme do të ketë një tjetër gjykim dhe një tjetër shpjegim krejt të ndryshëm nga ai që është dhënë në të kaluarën i bazuar në kritere shumë të kufizuara dhe krejt të rreme e shpi, farake. Gjithë keta që kanë qenë ak, uzuar si trockistë agjentë fashistë etj, dhe si të tillë kanë qenë përjashtuar nga Partia madje edhe ekzekutuar si: Anastas Lulo, Neki Ymeri, Xhemil Çakërri etj., në të vërtetë ishin luftëtarë të vendosur në kauzën e Revolucionit dhe të Socializmit në Shqipëri, për të cilën është e nevojshme rehabilitimi i tyre. Këta militantë hyjnë në radhën e pionëve të socializmit në Shqipëri dhe të formimit të Partisë komuniste Shqiptare.

Kanë pasur të gjithë një jetë revolucionare shembullore dhe proletariati, herët a vonë do ta nderojë kujtimin e tyre. Duke u mbështetur në pikëpamjen që pajtohet me interesat e vërteta të lëvizjes komuniste shqiptare dhe të regjimit të vendosur pas sistemit feudal-borgjez të mëparshëm, roli im personal në lëvizjen komuniste shqiptare duhet dhe do të rivlerësohet. Ak, uzat e lëshuara kundra meje si brenda ashtu dhe jashtë vendit nuk janë gjë tjetër veçse një rezultat koncepsioni burokratik e policor të jetës së brendshme të divergjencave në gjirin e lëvizjes punëtore që është rrënjosur në mënyrë më mekanike e më burokratike prej metodave brutale kriminale të Stalinit.

Ju e dini fare mirë se të gjitha ak, uzat e shpi, fjet me gjithë atentatin e bërë kundër meje në Paris më 6 maj 1951, unë nuk kam pushuar asnjë çast që të mbroj idetë e Komunizmit, dhe të Revolucionit, dhe  të jem për mbrojtjen pa kushte të regjimit shoqëror të sotshëm të Shqipërisë kundër reaksionit shqiptar dhe imperializmit. Qëndrimin tim e kam vënë në dukje në mënyrën më të qartë edhe në një letër që i kam dërguar Legatës Shqiptare në Paris më 1953, kopjen e të cilës po ua çoj të bashkëngjitur. Është akoma në kohë para se zhvillimi i evenimenteve ta imponojë historinë e Partisë që të rehabilitohet kujtimi i atyre që kanë qenë viktimë metodash që s’kanë të bëjnë as me lëvizjen punëtore të vendoset një demokraci e vërtetë në Parti dhe në mbarë vendin pa të cilën përparimi i Socializmit është i pakonceptueshëm.

Është koha të njihet ligjshmëria si dhe tendencat ideologjike në gjirin e Partisë e të lëvizjes punëtore të vendit. Evenimentet që shënuan Kongresin e 20 të PK të URSS dhe reperkusionet e tyre në Partinë Komuniste bëjnë të detyrueshme një autokritikë që duhet të frymëzojë një besim leninist. Prova ka për tu dhënë jo vetëm prej mënyrës sesi juve do të riçmoni faktet e kohës së fundit të jetës së Partisë si p.sh rastin e Koçi Xoxes, por edhe prej mënyrës se si juve do të riçmoni gjithë historinë e Partisë që nga formimi i saj. Një provë tjetër që ka të njëjtën rëndësi ka për të qenë vendosja e një regjimi të vërtetë demokratik në Parti dhe në mbarë vendin, regjim të atillë që mund të frymëzojë besim te masat popullore.

Rroftë Demokracia Proletare, Rroftë fuqia demokratike e punëtorëve dhe katundarëve shqiptarë.

Përshëndetje internacionaliste

Sadik  Premte (Xhepi)

Anëtar i Seksionit Shqiptar të së Katërtës Internacionale.

Marrë me leje për publikim nga portali: Memorie.al