Kjo është Shqipëria e vitit 1961, teksa po ndahej nga Bashkimi Sovjetik. Koleksioni i rrallë i fotografive, u realizua nga gazetari gjermano-perëndimor, Hari Ham, i cili vizitoi Shqipërinë, gushtin e vitit 1961.

Ham, mundi të merrte asokohe si gazetar, një vizë të rrallë për të vizituar Shqipërinë, pikërisht në një periudhë shumë të ngarkuar politikisht për vendin.
RIKTHIM NË KOHË-FOTO TË VJETRA…

Fotografitë janë publikuar në faqen e albanologut të ndier, Robert Elsie.Duke qenë i pranishëm, aty gazetari përjetoi ndarjen politike të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe ndërkohë, fillimin e aleancës së re me Kinën revolucionare.

Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i tij: “Rebellen gegen Moskau: Albanien – Pekings Brückenkopf in Europa” (Kryengritës kundër Moskës: Shqipëria – kryeura e Pekinit në Evropë), Këln 1961./Konica.al