Nga Mark Brunga

Edhe pse është një kartolinë jugosllave që i përket vitit 1913, kohë kur serbët kishin nisur të lëshonin kthetrat e tyre mbi Kosovë, Ura e Ibrit aty rezulton tërësisht shqiptare.

Edhe njëherë: është koha kur viset shqiptare të Kosovës, fuqitë e mëdha i kishin përfshirë në hartën e Serbisë, por ja që mbi urën e drunjtë që sot është bërë nishan i ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve, shfaqen vetëm shqiptarë që kalojnë krejt lirshëm; e kjo për një fakt të thjeshtë: sepse banohej vetëm nga shqiptarë, e se ura ishte e tyre.

Është kartolinë e postave serbe e cila ka dy gjuhë në mbishkrimin e saj mbi foton e urës: gjuhën serbe me shkronja cirilike dhe gjuhën franceze me alfabetin latin. Të dyja gjuhët tregojnë një diçiturë: “Mitrovica. Ura mbi lumin Ibër ”. Dhe gjëja tjetër serbe aty veç variantit cirilik në diçiturë, rezulton të jetë dhe figura ushtarake e një mbreti serb, që duke qenë një truk, shpreh simbolikisht dhe trukimin nacional që Serbia i ka bërë territorit kosovar në dhjetra dekada.

Siç vërehet pra, ura ka vetëm shqiptarë, të cilët identifikohen lehtësisht nga plisat e bardha që mbanin në kokë. Është dhe një tufë delesh të shoqëruara nga çobani, edhe ai me plis. Janë gjithsej 5 burra dhe një grua, ndërsa kjo e fundit është dhe e mbuluar, gjë që e identifikon lehtazi si shqiptare.

Ura e Shijakut, viti 1914
Simotra e Ibrit, Ura e Shijaku, ku kalonin dhe boshnjakë

Kësaj periudhe i përket edhe ura prej druri e Shijakut. Natyrisht që edhe mbi të kalonin vetëm shqiptarë. Me një ndryshim se në Urën e Shijakut qëllonte që kalonin lehtësisht muhaxhirë myslimanë të ardhur nga Bosnja. Ato ishin pranuar vëllazërisht në rrethinat e Shijakut, pas konf, likteve të ar, matosura me serbët.

Diçitura e përkthyer e fotos: Mitrovica, qytet shqiptar i Kosovës
Tashmë kur konfliktet në dy anëve të Mitrovicës kanë marrë nam të zi, një foto tjetër e këtij qyteti e vitit 1966 e nxjerrë në shitje on line i cilëson mitrovicarët si shqiptarë të Kosovës.

Dhe që në atë periudhë e deri më sot, ato janë integruar në jetën politike dhe ekonomike te vendit duke e përdorur urën lehtësisht pa asnjë lloj konf, likti racor a fetar.

Me përjashtim të “konflikteve ” të dashurisë mes të rinjve nga të dyja komunitet të cilat kanë përfunduar me pas me martesa të përbashkëta.

Burimi: Njekomb.org