Kur xhirohej një film
Kur xhirohej një film

Përmbajtja

Filmi trajton një temë të rëndësishme sociale në lidhje me familjen. Një film i ri po xhirohet në një qytet të vogël. Aktorët janë një grup fëmijësh. Genti i vogël është nën stress sepse prindërit e tij Liljana dhe Kujtimi janë ndarë për shkak të qëndrimit mikroborgjez të Kujtimit kundrejt Liljanës.

Xhirimet jane kryer ne periudhen Mars-prill 1981.

Ne Tirane jane bere xhirimet tek Rruga e Durresit,tek lulishtja afer Ish-Shkolla e partise,Tek ish-rruga e Postes afer sheshit ”Avni Rustemi” ,tek ish- Kinostudioja ”Shqiperia E re ” dhe tek ish-Uzina e Autotraktoreve ”ENVER HOXHA”.Xhirime te tjera jane bere ne fshatin Dardhas,Cerrave ,Lin,ne Gurin e Kamjes ,ne ish-Hotel ”Turizmi”te Pogradecit dhe ne Tushemisht.Premiera e Filmit u dha me 11.10.1981

“Kur xhirohej një film” është një film shqiptarë i prodhuar në Shqipëri në vitin 1981.

Të dhënat mbi filmin

  • Vendi i Prodhimit – Shqipëri
  • Viti i Prodhimit – 1981
  • Gjuha – Shqip
  • Regjisore – Xhanfise Keko
  • Skenari – Xhanfise Keko, Shpresa Vreto, Muzika: Aleksandër Peçi.
  • Aktorët Kryesorë:
    • Viktor Zhusti-Kujtimi
    • Violeta Dede
    • Sokol Angjeli
    • Gentian Basha, Genci
    • Bledar Islami-Albani
    • Marjeta Ljarja
    • Elvis Meçe
    • Zhani Ziçishti
    • Arsen Rexha
    • Piro Xeci-drejtori i hotelit
    • Xhoana Xhillari-Ela