Një mi po priste me padurim fermerin dhe gruan e tij të cilët ishin duke hapur një pako.
-“Çfarë ushqimi mund të ketë ajo pako?” -pyeti veten miu.
Ai u shqetësua shumë kur zbuloi se brenda pakos fshihej një kurth për të kapur minjtë.

Duke u kthyer në oborrin e shtëpisë, miu shpalli paralajmërimin:
-“Është një kurth për minjtë! “Është një kurth për minjtë në shtëpi!
Pula ngriti kokën dhe tha:
-“Zoti Mi, mund të them se ky është një shqetësim i madh për ju, por për mua nuk ka asnjë pasojë.”

Miu u kthye nga derri dhe i tha:
-“Është një kurth për minjtë në shtëpi!
Derri e dëgjoi dhe tha:
-“Më vjen shumë keq, zoti Mi, por nuk ka asgjë që mund të bëj për këtë, përveçse të lutem për ty.”

Miu u kthye nga lopa dhe i tha:
-“Është një kurth për minjtë në shtëpi!
Lopa ia kthen:
-“Zoti Mi, më vjen keq për ty, por nuk është puna ime”.
Pra, miu u kthye në shtëpi i zhgënjyer për t’u përballur vetëm me kurthin e ngritur ndaj tij.

Atë natë u dëgjua një zhurmë në gjithë shtëpinë – si zhurma e një kurthi që kapi prenë e saj. Gruaja e fermerit nxitoi të shihte atë që ishte kapur. Në errësirë, ajo nuk e pa se preja e kapur ishte një gjarpër helmues. Gjarpri e kafshoi gruan e fermerit. Fermeri e çoi atë në spital por ajo u kthye në shtëpi me ethe.

Të gjithë e dimë sesi trajtohen ethet, me një supë pule të freskët, kështu që fermeri e përdori pulën e tij për të bërë supën shpëtimtare. Por sëmundja e gruas së tij vazhdoi, kështu që miqtë dhe fqinjët erdhën për ta parë atë nga afër. Për tu shërbyer miqëve ushqim fermeri theri derrin. Gruaja e fermerit vazhdoi të përkeqësohej derisa vdiq. Shumë njerëzit erdhën për përcjelljen e saj kështu që fermerit iu desh të therte lopën për të siguruar mish të mjaftueshëm për të gjithë. Miu vëzhgonte çdo gjë me trishtimin më të madh, por tashmë ai nuk mund të bënte asgjë.

Pra, herën tjetër kur dëgjoni se dikush është duke u përballur me një problem dhe mendoni se nuk ju shqetëson, mos harroni: Kur njëri prej nesh është i kërcënuar, ne jemi të gjithë në rrezik. Të gjithë jemi të përfshirë në këtë udhëtim të quajtur jetë. Duhet ta mbajmë një sy nga njëri-tjetri dhe të bëjmë një përpjekje shtesë për të inkurajuar njëri-tjetrin. Secili prej nesh është një fije jetësore në jetën e një një personi tjetër.

Burimi: Akropoli i Ri