Kushtuar Ferdiand Dedës

U ngjitën në qiell tastierat e bardha
mbetën vetëm djezis në mërzi…
Heshti më në fund Ferdinand Deda.
Të gjitha pianofortet le të mbajnë zi!

Shpejt ike Maestro… sa kohë e pa kohë!
Ike si uvertura e një sinfonije…
trishtueshëm pikojnë shirat në sibemol
marrshi funebër tek çdo gjethe që bije…

fryma duke i dalë i vajtoi një kabà:
“…mbeçë more mbeçë, tek Urës së Qabesë!…”
Iku… kohë pa kohë… iku dhe na la!
Trupi në Azi… Emri s’do t’i vdesë…

E kisha tepër mik maestron e këngës
U rrit mbi pentagramin…i lindur në Peqin.
U nda përherë nga shokët, në shtrat të Gjysëmhënës…
Armik kishte veç helmin…me emrin nikotin!

– poezi nga Agim Doçi