Ky është,
Turpi i politikanit kodosh që e ka mendjen tek paratë dhe dashnoret,
Turpi i biznesmenit që është i gatshëm të falsifikojë produktet në dëm të shëndetit të njerëzve të tij,


Turpi i sekserëve – këtyre plehrave që rrisin harxhimet e shtetit dhe ulin cilësinë e shërbimeve,
Turpi i atyre fëmijëve, që harrojnë prindërit,
Turpi i shtetarit, që mendon se në cilin lloj Mercedesi do ta vërë bythën, që i vjen ende era djersë gomari,


Turpi i biznesmenit që krijon monopole dhe nuk lejon zhvillim ekonomik,
Turpi i arsimtarëve që shesin notat, duke i blerë të ardhmen fëmijëve,
Turpi i ligjvënësve që nuk lexojnë ligjet për të cilat votojnë,
Turpi i gjykatësve e prokurorëve, që shesin drejtësinë për një padrejtësi më të madhe,


Turpi i avokatëve që shesin edhe klientin e tyre për më shumë para,
Turpi i gjak shprishurve, që i vjen ndot kur i përmend Shqipërinë,
Turpi i klerit, që merren me gjithçka , përveç fesë,
Turpi i medias, që na tregon të panevojshmet dhe na fsheh ato që duhet t’i dimë.


Turp, turp, turp!!!
B.L

Burimi: Ishin Vitet 90 – Teto Ollga