Ka ndërruar jetë sot, aktorja e njohur shqiptare, Marika Kallamata, në moshën 89-vjeçare. Kallamata, e cila mban edhe titullin “Artiste e Merituar” ndërroi jetë në Tiranë. Në nder të aktores, do të mbahen homazhe nesër nga ora 11.00 deri në 13.00. Homazhet do të mbahen pranë Arturbina.

Kush është aktorja Marika Kallamata:

Marika Kallamata u lind në Fier, më 17 nëntor 1930, është aktore i njohur shqiptare.

Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena.

Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Rolet ku luajti:

Një baba tepër (2000) (TV)

Vitet e pritjes – (1990)

Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës

Gabimi (1986)

Fillim i vështirë – (1986), nëna e Zanës

Kur hapen dyert e jetës – (1986), nëna e Bardhylit

Ëndërr për një karrige (1984) – Ishja

Nxënësit e klasës sime (1984), Nëna e Norës

Kur xhirohej një film (1981)

Fëmijët e saj (1957) …

Burimi: Konica.al