Nga Roland Qafoku

Lamtumirë shqiptar i madh Van Christo!
“U prezantoja shokëve të mi studentë amerikanë në Boston, Fan Nolin dhe u thosha: Ky është shqiptar dhe amerikan i madh”

Jam i hidhëruar sot nga lajmi për ndarjen nga jeta e Van Christo-s në Boston të SHBA në moshën 92-vjeçare. Konsull Nderi i Shqipërisë në Massachussets, artist, shkrimtar, gazetar dhe një nga aktivistët më të mëdhenj të komunitetit shqiptaro-Amerikan në Amerikë, Van Christo mbetet një nga njerëzit më me ndikim në jetën time.

Një patriot i klasit të lartë dhe një nga njeri i suksesshëm, mbështetja që ai më ka dhënë gjatë periudhës që jam specializuar në SHBA kishte një vlerë të madhe për mua. Kam qenë me fat që e kam njohur në jetën time dhe që për shumë vite kam mbajtur kontakte të vazhdueshme. I larguar nga Korça vetëm 1 vjeç, në vitin 1928, ai arriti jo thjesht të bëhej njeri I sukseshëm në SHBA por këtë ta arrijë në sfera të larta. Dijet dhe kultura e tij ishin oqeanike por edhe thjeshtësia dhe mirësia ishte e tillë.

Nga bisedat e gjata dhe të shumta që kam patur me të, ajo që më ka mbetur më shumë në mendje është një episode që e tregonte me kënaqësi: Kur isha student në Boston University, gjeja pak kohë të lirë dhe merrja dy tre shokë të mi amerikanë dhe shkoja të biblioteka e Fan Nolit për ta takuar sado pak.

U mburresha shokëve teksa u thosha: Ky është shqiptari më i madh, por edhe një amerikan i madh. Mburrja ime kishte mjaft vlerë. Pas bisedave që bënim me Imzot Nolin, shokët e mi më thoshin: Kishe të drejtë, me atë bagazh, me atë të folur dhe me atë mënyrë komunikimi, ky Fan Noli yt qenka njeri I madh.

Sot në këtë ditë tri, shtimi, lutem që shpirti I Van Christos së madh të prehet në paqe. Ngushëllime bashkëshortes së tij Jane Christo, fëmijëve, nipërve dhe mbesave dhe gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA për të cilin Van ishte një model ekstra.

(Në foto: Van Christo duke mw dorwzuar në mars tw vitit 2001 certifikatën e specializimit në BU, ceremoninw e organizuar nw “Pier Four”, Boston Massachussets, USA)./Naishtedikur.info