KultPlus ju sjellë poezinë “Lamtumirë, vendet e mia”, poezia prekëse e Gjergj Fishtës. Përshkrimi më i mirë i ndjesive të një emigranti.

Lamtumirë, vendet e mia,
qe, po zhduken dalëngadalë!
Gjëmon deti, ushton duhia,
likundet barka valë mbi valë,

Kah njai diell, që asht tue flakue,
andej fill un tash do t’vete…
Lamtumirë, atdhe i bekue!
Lamtumirë, për sa t’jet jeta!

Nesër nade kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujë e dhe,
mue prej teje ka me m’da!

E por n’pyetsha ret mizore,
e por n’pyetsha zogjt e detit,
se për ty, moj tokë arbnore,
s’ka me m’folë kush mue t’shkretit…

Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhë, tjera qytete.

Vendin tem s’kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue:
sytë e mi kan me kja.
pa u gjet kush me i ngushllue./ KultPlus.com