Nga: Faik Konica

 Laro të pendës… do me thënë i japin me qira pendën e tyre (emrin e tyre) çdo njeriu, i cili u hedh një kockë, pasi u dëfton me gisht një shenjë, u flak një këlbazë me një kuletë, dhe i lë të “punojnë”…

– Disa njerëzve u ka rënë erë kërr, më; dhe nga çdo çip e prej nga çdo ngjyrë, rendin shpirt-skllav, që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës dhe vetë.…

…..Ata që kanë studiuar pak frëngjishten e vjetër, do të kenë vënë re se në kohërat e shkuara ka patur në Francë një soj njerës që quheshin “valets de plume”, domethënë hyzmeqarë të pendës. Njerës të pasur që kishin bujq-skllevër vinin ndonjë që të mësonte të shkruante nga prifti i vendit, dhe skllavi nxënës bëhej pastaj hyzmeqar i pendës, shkruante mbi gjunjë dhe duke u dridhur, urdhërat e të zot.

Në Shqipëri, ku rastet e historisë, -dhe aspak dëshira e popullit,- e çliruan vendin dhe po e shtërngojnë me zor të modernizohet shpejt a vonë, në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës:-zanati larove të pendës!

Gjith’ ata njerës, të cilët, po të kish mbetë Shqipëria siç ka qenë, do të ishin bërë laro, do me thënë njerës të paguar, për të ndihur në vr, asjet e në grabitje, mbetën pa punë; dhe që të mos rrinë pa bu, kë, ndërruan formën e veprimit të tyre, dhe nga laro të pisqollës, u bënë laro të pendës, do me thënë i japin me qira pendën e tyre të mykur çdo njeriu i cili u hedh një urdhër, a një kockë, pasi u dëfton me gisht një shenjë, u flak një këlbazë me një kuletë, dhe i lë të “punojnë”.

Disa njerëzve u ka rënë erë kër, më; dhe nga çdo çip e prej nga çdo ngjyrë, rendin shpirt-skllav, që kanë ur, i dhe etje për po, shtërsi, lënë zanatin e tyre dhe duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës dhe vetë.…

*Shkrimi u mor hua nga “Tryeza e Kryetarit të Vatrës”- Faik Konica, pasi fenomene të pendës mer, cenare dhe të papër, gjegjshme po shfaqen shumë kohët e fundit edhe në diasporën shqiptare të Amerikës.

Botuar në Gazetën Dielli, 28 Mars 1923. 

Burimi: KultPlus.com