Më 16 qershor të vitit 1478, 539 vite më parë, në vendin e quajtur “Gryka e Vajës” (Shkëmbi), u sakrifikuan 90 vasha krutane për të mos rënë në dorë të pushtuesve turq.

Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur. Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m.

Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite. Ndodhet në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës.

Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë. Por, ka një kujtesë për Bashkinë e Krujës, të mos hedhi më mbeturinat e qytetit në këtë vend të “shenjtë” ku kalon dhe rruga e vetme turistike për në Parkun e Qafë-Shtamës.

(BalkanWeb)