Legjenda e valles Rexhep Çeliku jeton kudo në zemrat tona..”.

Kështu do të shprehej në faqen e saj në Facebook, valltarja e njohur e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Lili Cingu, pikërisht në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të partnerit të saj kryesor në kërcim, Rexhep Çelikut.

Me këtë rast Cingu ka postuar dhe një seri fotosh nga jeta skenike e saj përkrah valltarit të madh.

Rexhep Çeliku u lind më 19 korrik 1954. Nga viti 1976 ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin” dhe me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti Ilir Meta pak dite para ndarjes së tij nga jeta.

U nda nga jeta më 12 janar 2018 në moshën 62 vjeçare.

Burimi: Fjala.al