Në vitin 1930, korçari me origjinë nga Përmeti, Stavro Th. Frashëri do të botonte librin e tij ‘Përmes Mirditës në Dimër (në foton mëposhtë)”.

Ja çfarë shkruan ai për prejardhjen e Mirditës: 
“-Legjenda thotë se ka qenjë një baba që ka pasur 5 djem. Kur erdhi koha e të ndarit, meqënëse nuk kishte se ç’tu jepte: njërit i dha shoshën, të dytit shalën, të tretin shpatën, të katërtit hinkën dhe të pestit i tha të sundojë Oroshin.

Kështu po shikojmë se Shala, Shoshi, Kuzhneni, Spaçi dhe Oroshi konsiderohen si vëllezër dhe dy të parët u vendosën në Dukagjin kurse tre të fundit në Mirditën e sotme.

Në Shosh më thanë se nuk kanë qenë 5 vëllezër por tre: Shala, Shoshi dhe Mirdita.

Emri Mirditë, vazhdon legjenda, rrodhi kështu: Qe moti mbreti na bënte luftë me armiqtë e tij dhe me shërbimin e vet ka pasur edhe burra mirditas.

Erdhi koha për të bërë sulmin kundra armikut mirëpo qëlloi ditë e premte dhe kështu mbreti deshte ta bënte herë tjetër.

Atëhere kapedani i Mirditës i propozoi mbretit që ta bënte sulmin atë ditë sepse do ta gjente armikun të papërgatitur.

Mbreti ja dëgjoj fjalën dhe sulmi u bë, armiku u dërrmua dhe kështu ajo u quajt “Dita e Mirë”

*Marrë nga faqja në FB, “Shqipëria e harruar”