Leka Kruta u lind në Vlorë në 19 shtator 1927. Kruta është ndër themeluesit e Estradës Profesioniste të Vlorës. Në jetën e tij të gjatë krijuese ka interpretuar në 150 premiera me rreth 800 personazhe.

Një shifër e jashtëzakonshme, por kjo është specifika e aktorit të varietes, mbushur me nëj jetë të bukur por edhe shumë e vështirë. Historia e Trupës së Estradës Profesioniste të Vlorës, është e lidhur ngushtë me emrin e Leka Krutës, i cili, krahas aktorëve të tjerë të njohur si, Myqerrem Ferra, Qiriako Sava, ka krijuar një galeri personazhesh.

Për këtë kontribut përgjatë karrierës 40-vjeçare, Kruta është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Qytetar Nderi i Vlorës”, dhe së fundi Presidenti i Republikës Bamir Topi, i akordoi Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

U nda nga jeta me 21 Mars 2011