Një ditë, shumë kohë përpara, në Angli, një grua e vogël, e veshur me një palë rroba të grisura,


përshkonte rrugicat e një fshati, dhe trokiste në dyert e shtëpive, duke kërkuar lëmoshë. Nuk i ecte fati, këtë ditë. Shumë e ofendonin, të tjerë nxitnin qenin që ajo të largohej sa më shpejt. Disa ia hidhnin në prehër bukën e mykur dhe patatet e kalbura. Vetëm dy pleq, që banonin në një shtëpi të vogël në periferi të fshatit, e morën në shtëpi këtë grua të varfër.
“Ulu pak, dhe ngrohu” – i tha plaku, ndërsa gruaja e tij përgatiste një tas qumshtë të ngrohtë dhe një rriskë të madhe buke. Dhe ndërsa gruaja po hante, dy pleqtë i shkëmbyen disa fjalë me të dhe i dhanë pak gëzim. Të nesërmen, në këtë fshat ndodhi diçka e jashtëzakonshme. 


Një korrier mbretëror shpërndau në çdo shtëpi nga një ftesë për t’i thirrur të gjithë familjet në pallatin mbretëror. Ftesa e papritur dhe e menjëhershme krijoi shumë rrëmuje në fshat, dhe në pasdite, të gjithë, të veshur bukur me rrobat e festës, shkuan në pallatin mbretëror. Hynë në një sallë mense madhështore, dhe çdonjëri pati vendin e vet.

Kur u ulën të gjithë, kamarieret filluan të shërbënin ushqimet në pjata. Menjëherë filluan reagime të inatosura prej të ftuarve. Kamarierët, në fakt, i hedhin atyre në pjata patate të kalbura, grurë, dhe bukë të mykur. Vetëm dy pleqtë merrnin në pjatat e tyre, me shumë lezet gjellë shumë të shijshme. 


Papritur hyri në dhomë gruaja e vogël me rroba të grisura. Të gjithë heshtën dhe u shtangën. 


“Sot, u tha ajo, keni gjetur pikërisht atë që më keni ofruar dje”. 
Zhveshi rrobat e grisura që e mbulonin…nën rrobat e grisura, ajo vishej me një rrobë të artë, me gurë të çmuar. Ajo ishte mbretëresha…

Burimi: Akropoli i Ri