Shumë gjenerata në Kosovë e kujtojnë Lesin (Lassie) – qenushin e famshëm me të cilin jemi rritur plot prej nesh me anë të ekranit televiziv.

Në fakt, Lesi ishte një qenushe – karakter fiktiv, krijuar nga Eric Knight në vitin 1940, ndërsa seriali i njohur televiziv që e pamë të gjithë u dha prej vitit 1954 deri në vitin 1973, në versionin origjinal.

Sezonat e serialit e përcjellin Lesin dhe aventurat e tij, bashkë me pjesën tjetër të familjes.

Lesi është xhiruar në 591 episoda, në 19 sezona, ndërsa secili episod ka zgjatur 26 minuta.

Lesi është luajtur nga qenusha të ndryshëm të racës Rough Collie – qenushe që vijnë nga Skocia dhe nga Uellsi.

Zakonisht Lesi do të dilte në ndihmë të njerëzve në secilin episod, për ta shpëtuar sidomos jetën e pronarit të tij. Për më tepër, Lesi konsiderohet si një prej qenusheve më të bukura ndonjëherë. Lesi në kulturën popullore ka ndihmuar shumë edhe në kuptimin e marrëdhënieve mes qenusheve dhe pronarëve të tyre, sidomos në Amerikën e viteve 50-të kur kafshët nuk çmoheshin aq shumë.

Më vonë Lesi është kthyer edhe në film të animuar, shkruan KultPlus.

Lesi përkujdesej për familjen, dhe sado që qenushi në jetën e përditshme ishte mashkull në film zakonisht Lesi paraqitej si femër – grua. Të gjitha qenushet Lesi janë pasardhës të Lesit origjinal që vdiq në vitin 1958.

Në Amerikë, në kohën kur Lesi shfaqej, konsideroj si ‘nëna perfekte’ në ideologjinë e asaj kohe.

Emri i Lesit të parë ishte Pal. / KultPlus.com