Mexhit Prenci
Mexhit Prenci

 “ I lutem Zotit mos të vdes para se të siguroj

                              nje copë tokë për varr në vendin tim “

                                                           TRISTAN TRISTANI

Nuk të njoh, as nuk më njeh, o ti njeri i varrezave! Megjithate po të thërras, i dashur varrmihës! Mos u çudit për këtë, do ta kuptosh sapo të lexosh këtë letër dhe të mësosh dramën time të trishtë. Jam njeri pa njeri. Zvarritem në zonën e rreptësisë andej nga fundi i moshës së tretë.. Nuk desha të ta them emrin. Por me që i urrej letrat anonime spiune, me te cilat dënonte njerëzit Qoftëlargu në kohën e kolerës komuniste dhe ky model i neveristhëm po shfaqet edhe sot në mënyrë kamufluar – nuk dua të mbetem anonim.

Më quajnë Tristan Tistani. Historia e familjes dhe emrit tim, që e dijnë vetëm prindërit të cilët nuk jetojnë më,  është histori e dhimbshme.. Tragjike do të thoshte tragjediani. Madje dramatizmi dhe tragjizmi më kanë shoqërua tërë jetën. As emrin  nuk e  dija pse ma vunë Tristan. Vonë e kam marre vesh, kur në gjimnaz mesuesi i astronomisë me pyeti pse ta kane vene emrin Tristan. Ngrita supet, nuk dija ç’ti thosha. Sa vajta ne shtepi pyeta gjyshen time pse ma vutë emrin Tristan? E shkreta, më rriti me mundime, ne varferi të plotë… Ishte e lodhur nga jeta. Herë e kishte mendjen të qartë, herë ngarëronte të gjallët me të vdekurit. Gjyshja, atë ditë, fal Zotit, e kishte mendjen të kthjellët. “Emrin tënd – më thotë -ta ka vënë babai yt, në kujtim të gjyshit të babait të tij, që e quanin Tristan. Trishtimi e ka ndjekur familjen tonë brez pas brezi!…Kaq me tha dhe i iku mendja tek të vdekurit….

I dashur Varrmihës, e di se nuk të. intereson fare historia e familjes sime….Më fal se të bezdisa! Unë po të shkruaj këtë letër për një hall të madh, shumë të madh…Çdo natë më dalin në ëndërr, qenër, kafshë të tjera mishngrënëse, zvarrianikë të cilët sulen mbi kufomën time…Dhe më del gjumi i llahtarisur… Po të drejtohem ty me këtë letër, të më gjesh një copë vend, dy metro të gjatë e gjysmë të gjërë.. Në varreza nuk ka vend per fukarenjte e te mjere si unë. Shteti është vetëm për vete, gjithçka me pune të pista e të ndyra Ka shumë llafe pa bukë, shume propagande për suksese të pa imagjinueshme..Të gjitha janë gënjeshtra, mashtrime… I vetmi që ka. në dorë mbrojtjen e nderit, moralit, dhe të dinjitetit tim, desha të them të kufomës sime, je ti, o varrmihës! Vetëm ti më shpëton nga ky hall tmerri. Për këtë do të shpërmblej. Ti bën një punë dhe unë. të paguaj për këtë… Pa e zgjatur më shumë po flas konkretisht. Kam mbledhur kacidhe më kacidhe ca para, për dy metro dhe, për varrim tim; pronar i të cilit do të jeshë ti… Do jeshë ti, se shteti është i korruptuar, inkriminuar, mbytur në borgje, po e jep me koncensione Shqipërinë. Siç e ka nisur do ta na çojë në greminë… Është shtet i pjerdhur…. Asgjë nuk po bën për të varfërit., pensionistët dhe të papunët…

Vetëm ti mund të zgjidhës këtë hall. Kam besim tek ti. Ua ke marrë dorën këtyre punëve….Po më gjete një copë vend dhe kur të vdes ti të më  varrosësh, unë fle i qetë dhe pres  vdekjen kurdo që të vijë. Nuk të drejtohem kot. Më kanë thënë që ti e bën ligjin aty…. Allishverishet i bën ti me ata që nuk zbatojnë ligjin. Ata ta kanë frikën ty, jo ti atyre. Po kjo nuk më hyn në punë…. Mua më duhet një copë tokë dy metro, që të mos nbetem pa varr. Njeriu i shkretë e do një varr. E dua dhe unë një varr, jo si të milionerëve të sotëm që dje ishin moracak e me punë të pista u bënë të tillë, me pasuri marramendëse. E dua një varr të varfër si për të varfërit, megjithëse krimbat kanë për të më ngrënë si mua si Presidentin, Kryeministri apo Liderit e partive.

Të lutem ma bëj këtë nder: më cakto vendin ku të prehem! Edhe nëse do të vonohet vdekja të vijë të më marrë, mos u mërzit, do të paguaj edhe për këtë..

Pres fjalën tënde që të flë i qetë pa ëndrra të llahtarëshme. E di që e ke të vështirë. E besoj llafin që është përhapur se nuk ka vend në varreza për të varrosur njerëzit. I dashur Varrmihes, Kryerilindasi me rilindesiit kanë privatizuar tërë Shqipërinë. Populli është në depresion. Për ditë ndodhin vrasje, vetëvrasje e vtëvarje…Në varreza pa paguar sa frëngu pulën  mbetesh i vdeku i pavarrosur… O zot, pse s’gjuan me rrufe!… Fajtor jane si ata që ikën me turp e që s’e njohin turpin edhe ata që erdheën pas tyre….Të dy palët janë të babëzitur, për pushtet e para të vrasin natën, të qajnë ditën e të pëecjellin me buceta lulesh. Ndërsa  për fukarenjtë as një copë toke për varr nuk u japi të prehen në vendin ku kanë lindur. Këta,të dytët, riindasit, që kanë marrë pushtetin duke blerë mjerimin e njerëzve, janë e keqja më e madhe: e këtij vendi: janë pa shpirt, katila, mafiozë, gënjeshtarë, mashtrues. Gjithë ditën si aktorë Hollivudi, nëpër media, tubime e takime trullosin mendjet e njerëzver me propagandë se po Rilindin Shqipërinë… O Mortje ku je!. Po kopeja i beson ama., i duartroket. Ndërsa njerëzit e farvër e te ndershëm të ngopur me rrena e mashtrime mallkojnë…

Më fal o Varrmihës që po kaloj degë më degë. Më  beso, kam frikë…Më ka ikur gjumi. Nëse ti nuk më ndihmon, kufomën time do ta shklyejnë qentë… Jam i trishtuar. Edhe ty mund të trishtojë kjo…por jo, jo s’ke arsye… ti bën një punë rutinë e s’bëhet fjalë për emocione. Të kuptoj. Por unë tëpaguaj për punën që bën. Përveç kacidheve që kam mbledhur, kam edhe dorëshkrimet e librave të mi shkencorë, kam edhe libra Kritika të përzgjedhura në disa fusha….Mjerisht as shteti, as Akademia e Shkencave, e sklerozuar, nuk çajnë kokën t’i botojnë. Po, unë  besoj se ka njerëz, natyrisht, të pakët, që i kuptojnë vlerat e kulturës kombëtare dhe do t’i botojnë veprat e mia në të ardhmen. Honoraret e tyre, do të lë autorizim t’i marrësh ti edhe kur unë s’do të jem më në këtë jetë. Do të të kisha dhënë edhe dorëshkrimet, por ti nuk e kupton vlerën e tyre, ashtu si shteti idot që sponsorizon matrapazët e Misseve, libra mediokërish dhe të politikanëve pa diploma… Po, kam frikëkë  se mos ndezësh zjarre me dorëshkrimet e mia në netët e gjata dhe të acarta dimrore, atje te varrezat….

Së fundmi i dashur Varrmihës, të lutem pranoji kacidhet e mbledhura si pika gjaku nga pensioni, duke ngrënë vetëm dy vafte (bukë e djathë) në ditë, që të mos mbetem pa varr në atdheun tim.

Dr. Tristan Tristani, dv.

Burimi: Voal.ch