Edhe pse i takon Shqipërisë, pasi tregon një pjesë të historisë kombëtare, kjo letër e rrallë ndodhet në arkivin austriak.

Kjo është pikërisht letra që, që Princ Vidi, i emëruar si mbret i Shqipërisë, i dërgonte presidentit amerikan Woodroë Wilson më 8 maj 1914 nga Pallati i Durrësit.

Ka qënë gazetari Ilir Konomi ai që e ka publikuar këtë letër, ndërkohë që shkruan se mund të jetë komunikimi i parë i shtetit shqiptar me një president amerikan:

“Interesi që keni treguar gjithmonë ndaj vendit tim, më bën të shpresoj se do të më akordoni miqësinë tuaj dashamirëse për të forcuar pozitën ndërkombëtare të shtetit të ri, i cili është i destinuar të luajë një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e Ballkanit.”-thuhej në letër./Konica.al/

Loading...