Nga Klodeta Gjini – Ish-rekordmene e viteve ’80-’90 me 17 Nëntorin

Kush është Lirija kjo “ Mjeshtre madhe” e Republikës?

1. Liri Beqja, një emër i madh i qitjes shqiptare. Çfarë raporti ka me sportin sot?

Për fat të këq kanë kaluar shumë vite që nuk jetoj në Shqipëri dhe jetoj me kujtimet e viteve, por ndjek me shumë dashuri e respekt Rezultatet e sportistëve tanë.

2.Si ndiheshe kur merrje pjesë në garat ndërkombëtare?

Ndjeja plot me emozione të bukura, por dhe shumë përgjegjësi. Kërkoja të kurorëzoja çdo garë me rezultate të nivelit ndërkombëtar.

3.Çdo të thoshte të ishe sportiste cilësore në një shtet ku investohej shumë për sportin masiv por linte për të dëshiruar tek cilësia?

Mbaja në shpatulla një përgjegjësi për t’ju përgjigjur kujdesit të madh që  kishte për qitjen në atë kohë. Vështirësitë e kushteve kalonin në plan të dytë.Sot fatkeqësisht mungojnë të gjitha si poligonet ashtu edhe fondet nga shteti. Kjo  situatë e ka detyruar federatën të eliminoj garat me armet e zjarrit.

4. Sporti i qitjes përse të ka tërhequr?

Ishte pasioni im. Më mire më  lije pa buk se la pushkë, e adhuroja!!!

5.Si stërvitej Lili?

Stërvitesha me shumë intensitet dhe isha kërkuese. Në çdo moment thoja  edhe nji pikë më shumë. Çdo gjë e bëja me ndergjegje, disiplinë e dashuri pa fund për këtë sport. Fillova dhe e mbylla sportin duke gjuajtur me pushkë për të djathtë edhe pse  unë isha mëngjarashe. Por si ka thënë heroi ynë kombëtar Skenderbeu:  “ Nuk është shpata, por krahu e dora që korrin fitore.”

6.Çfarë të ka dhënë sporti dhe çfarë i keni dhëne atij?

Oh, kam shumë kujtime e nostalgji. Mbaj lidhje të ngushta me Federaten e Qitjes dhe  shumë shoqe të atëhershme të cilat akoma ushtrojnë këtë sport të bukur e burrëror. Prej sportit kam marrë vlërësime , dashuri, respekt, sodisfaksion në çdo drejtim si nga familja, shoqëria, tifozët, dashamirësit.Përfitoj qӕ nërmjet kësaj interviste ti falenderoj nga zemra të gjithë.  Ju jam borxhlije sa të jetë jeta, mirënjohje dhe respekt pa fund!

Liri Beqja me gazetarin sportiv Dëfrim Methasani

8. Sa është e lidhur  Lili me Shqipërinë e sotshme dhe çfarë i mungon asaj nga e kaluara?

Shqipëria më mungon jashtë mase dhe preferoj të mos komentoj..çdo gjë e saj më mungon. Mosha bën të veten….dhe çdo ditë e më shumëmë mungojnë njerëzit e mi, bisedat për të folur shqip, ambjentet, muzika jonë e bukur. Oh, qitja, Parku i Tiranes ku vraponim e takoheshim me gjithë sportistet. Më merr malli për të gjitha,,,,,,,edhe për gurët e rruges….

Burimi: Klodeta Gjini Blog