Në filmat shqiptar të luftës prezenca e tyre ka qenë e rëndësishme. Shumë filma që janë realizuar për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare kanë në përbërjen fëmijë që më pas janë kthyer në heronj të asaj kohe për shumë bashkëmoshatarë që sot, sigurisht, nuk janë më të tillë. Ne kemi vendosur të kujtojmë dhe t’ju sjellim ndërmend disa prej tyre, pa pretenduar se i kemi përmendur të gjithë, pasi janë të shumtë, por ata më të spikaturit po i rendisim në këtë shkrim duke dhënë edhe një informacion se çfarë ka ndodhur më ta pas shkëlqimit si aktor. Shumica e tyre nuk e kanë vazhduar rrugën artit. Atë vazhdojnë jetën e tyre dhe ushtrojnë profesione krejt të tjera dhe të largëta nga aktrimi. Kujtomë këtu Petro Papakostën (Velo Partizanin) i cili sot është shkrimtar. E kush nuk e mban mend Tomkën, edhe ky sot, larg aktrimit.

Lista e protagonistëve është e gjatë, por do të përmendim kalimthi disa fëmijë të tjerë që patën role të suksesshëm, duke filluar nga filmi “Komisari i dritës”, ku interpreton edhe Murat Basha si një nxënës i urtë, e më pas në filmin “Plagë të vjetra”, djali i vogël në spital, që nduk mustaqet e Ndrekës. Të tjerë emra janë edhe Kolë Prela tek filmi “Lugina e pushkatarëve”, Gazmend Gjoka në dy tre role si fëmijë, por që u bë aktor më pas, edhe pse nuk ka luajtur më pas asnjë film, Klajdi Kapexhiu në filmin “Stola në park”, por interpretoi edhe  në filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” të Mevlan Shanajt, Altin Velaj në rolin e Batos në filmin “Shpella e piratëve”, që nuk u pa më në film, Bledar Rudi tek filmi “Zemra e nënës”, apo Vivian Rama tek “Plumbi prej plasteline”, e shumë të tjerë. Gjithsesi ekrani i madh i kinemasë nuk mund të bënte dot pa fëmijët, të cilët i dhanë atij sinqeritetin dhe besueshmërinë. Ndërsa koha tregoi se këta fëmijë bënin dot edhe pa filmin, ai ka qenë thjeshtë një rastësi, një stacion ku jeta ndali për një moment.

Donald Kokona (Taulanti)

Ka të njëjtat tipare, të njëjtën qeshje, sy, por nuk është Taulanti, por Donaldi. Nuk mban të veshura paliçeta të verdha po këmishë e xhinse. Kush është më shumë se 20 vjeç nuk mund të mos e kujtojë personazhin e filmit “Taulanti kërkon një motër”. Ai quhet Donald Kokona, sot arkitekt. Katër vjeç e gjysmë u përzgjodh nga regjisorja Xhanfize Keko për të qenë pjesë e atij filmi për fëmijë. Dy ishin karakteristikat bazë që kërkonte Keko: flokët si “tas” dhe të ishte brunë. Flokë “tas” dhe brunë në atë kohë mund të gjeje shumë, por një aktor të vogël që të kishte atë kiminë që i duhej filmit…vështirë!. Të gjithë janë “dashuruar” në atë periudhë me pamjen dhe mënyrën e tij të të folurit aq sa, sot vazhdojnë ta thërrasin Taulant, gjë që nuk i pëlqen dhe aq. I duket sikur “Taulanti” i ka vjedhur një pjesë të identitetit. Donaldi kujton me nostalgji momentet e xhirimeve, tekat prej fëmije, edhe pse në ato momente nuk e kuptonte se po bëhej pjesë e një filmi dhe se do ishte fëmija “Vip” i kohës. “Kam qenë i llastuar e kam jetuar një fëmijëri të lumtur”, thotë në rrëfimet e tij.

Herion Mustafaraj (Beni)

“Beni ecën vetë” është një nga filmat më të suksesshëm të regjisores Xhanfize Keko, po ashtu edhe aktori protagonist i saj, Herion Mustafaraj (Beni). Ashtu si pjesa më e madhe këtij brezi Mustafaraj nuk jeton në Shqipëri. Ai tashmë jeton në New York së bashku më familjen e tij. Ka qenë një ndër fëmijët “Vip” të viteve 80’.

Petro Papakosta (Velo)

“Sa të çlirojë Shqipërinë edhe erdha…” E mbani mend batutën e djalit me theks jugor në filmin me temë patriotike “ Partizan i vogël Velo”. I duhej një pushkë për të luftuar maleve… Sot, Petro Papakosta (Velo) nuk kërkon më një pushkë, por një penë, pasi i është përkushtuar të shkruarit ku ka nxjerrë nga botimi libra me poezi dhe ese. Profesioni i tij nuk ka lidhje me aktrimin.

Admir Sorra (Gjino)

“Përrallë nga e kaluara” e Dhimitër Anagnostit është një nga perlat e kinematografisë shqiptare. Në këtë film ka pasur një tjetër fëmijë aktorë kur u rritë nuk e ndoqi këtë rrugë. Për Admir Sorrën, aktori që luan rolin e Gjinos, ishte e vetmja pjesëmarrje në një film. Edhe pse është vlerësuar për një realizim perfekt të atij roli, ai nuk e provojë më… Djali nga Vlora, sot jeton në Itali dhe në Shqipëri është shfaqur rrallë.

Enea Zhegu (Tomka)

“Tomka dhe shokët e tij” mund të themi që ka qenë një ndër filmat më të dashur për fëmijë. Prodhim i viteve 77’. Ky ishte një tjetër shkëlqim i Xhanfize Kekos, por edhe një shkëlqim i aktorit të vogël Enea Zhegu (Tomka). Si shumica e këtij brezi, as Zhegu nuk e ka vazhduar rrugën e aktrimit. Ata ishin aktorë të “mëdhenj’ kur ishin të vegjël, ndërsa tani bëjnë një jetë të zakonshme.

Shpëtim Zani (Coli), është një tjetër personazh simpati filmit shqiptar, ai që materializoi rolin e bukur të Colit në filmin “Debatik”. Edhe Shpëtim Tani nuk mundi të bëjë emër si aktor, por tërë jetën ai u krenua me atë rol të bukur që bëri kur ishte fëmijë. Në këtë film pati disa aktorë të tjerë të vegjël që më pas bënë emër si Roland Trebicka e Dhimitër Pecani etj.

Zhaklina Dhimojani

Llastica e vogël me emrin Mimoza edhe sot shikohet me admirim nga fëmijët e asaj moshe. Në këtë rol Zhaklina Dhimojani shkëlqeu duke lënë pas emrin e saj, dhe pse më vonë nuk u mor më me film. Ajo sot vazhdon jetën e saj në Zvicër ku ka ndërtuar atje familjen e saj. Ka patur disa eksperienca sporadik në art, por kaq. Ka vazhduar studimet për ekonomi dhe jeta e saj sot vazhdon në një tjetër drejtim.

Manjola Begolli (Rudina)

Rudina, protagonistja simpatike e kinokomedisë “Dy herë mat”, është një rol i bukur, i këndshëm dhe i interpretuar me finesë nga Manjola Begolli. I mjaftoi ky rol Manjolës për të shënuar emrin e saj në librin e filmit shqiptar, për të cilën ajo i është mirënjohje , pa dyshim, Bujar Kapexhiut. Sa herë që kujtohet shahu, emri dhe figura e saj janë të pa ndashëm, sot ajo është ekonomiste dhe ruan një formë të shkëlqyer fizike.

Murat Basha dhe të tjerë

Lista e protagonistëve është e gjatë, por do të përmendim kalimthi disa fëmijë të tjerë që patën role të suksesshëm, duke filluar nga filmi “Komisari i dritës”, ku interpreton edhe Murat Basha si një nxënës i urtë, e më pas në filmin “Plagë të vjetra”, djali i vogël në spital, që nduk mustaqet e Ndrekës. Murat Basha, sot është një emër i njohur e aktiv në politik. Ai sot është anëtar i këshillit bashkiak të kryeqytetit dhe një nga njërzit më të afërt të familjes mbretërore.

Po në filmin “Beni ecën vetë” u shqua edhe një vajzë e vogël, “tullumbacja”, rol që e luan e vogla Selma Sotiriadhi. Kjo vogëlushe është protagoniste edhe në disa filma të tjerë duke qenë mjaft e suksesshme dhe e preferuar edhe për regjisorë të tjetër veç Kekos. Kështu ka interpretuar edhe në filmat “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Dollia e dasmës sime”, “Pranverë në Gjirokastër” dhe “Mësenjtorja”. Më pas, kur u rrit nuk preferoi aktoren, por gjuhët e huaja. Nuk u angazhua më në ekranin e madh.

Ilir Çelia interpretoi disa filmash si aktori vogël, por edhe kur ishte në rininë e tij. Pas filmit të parë “Kryengritje në pallat”, ka qenë protagonist në filmat “Lume drite”, “Me hapin e shokëve” dhe “Partizani i vogël Velo”. Dhimitër Anagnosti për filmin “Lulëkuqet mbi mure” angazhoi mjaft fëmijë, një pjesë e të Strazimir Zaimi në rolin e Jaçes ishte nga rolet qendrorë e të bukur në këtë film. Më pas, kur u rrit, Zaimi interpretoi edhe në 3-4 filma të tjerë, si në filmat “Gurët e shtëpisë sime”, “Flutura në kabinën time”, “Dhe vjen një ditë”.

Enea Zhegu që interpretoi rolin e Lelos në film do ta shohim protagonist edhe ë disa filma të tjerë si Ziguri në filmin Njeriu me top”, apo Tomka në filmin “Tomka dhe shokët e tij”. Interpretoi më pas edhe në filmin “Një jetë më shumë”, të Gëzim Erebarës.

Suloja i filmit “Lulëkuqet mbi mure” u interpretua nga Krenar Arifi. Roli i tij është pika kulmore e filmit dhe mbeti gjatë në kujtesën e spektatori. Krenari interpretoi më vonë edhe në filmat “Nga mesi i errësirës” dhe “Gëzhoja e vjetër”.

Sokol Goxhi, “violinisti i pasionuar” në kohën e luftës, interpretoi për herë të parë në filmin e Xh. Kekos “Tingujt e luftës”. Më pas interpretoi edhe në filmin “Dasma e shtyrë”.

Genti Basha djali i vogël që vuante dramën e prindërve të ndarë në filmin “Kur xhirohej një film” ishte pikërisht aktori i përzgjedhur nga Xhanfise Keko. Aktori vogël interpretoi edhe disa role të tjerë me sukses si në filmat “Zhesari”, “Një vonesë e vogël”, “Nata e parë e lirisë”, etj. Eptan Lohja u përzgjodh nga Dhimitër Anagnosti për rolin e Mirit në filmin “Në shtëpinë tonë”, një film që i ngjiti e që la gjurmë. Ky film shikohet edhe sot me endje, dhe mbetet nga më të suksesshmit. Lohja interpretoi edhe në filmin “Një gjeneral kapet rob”, ndërsa më vonë nuk u mor me filmin, por sot e gjen veten pranë TV Klanit./gazetadita.al