Llazi Serbo
Llazi Serbo

Llazi Sërbo lindi më 9 mars 1945 në Korçë. Në vendlindje, ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme dhe mbasi punoi për dy vjet si piktor në Pogradec shkoi në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e aktrimit ku u diplomua.
Punoi si aktor dhe regjizor në teatrin e qytetit të Korçës për 40 vjet. Debuton në “Andon Zako Çajupi” me dramën “Njolla të murrme” të Minush Jeros, në 1969 vepër që u dënua nga politika e kohës. Kështu Llazin e larguan nga çdo aktivitet aktorial për një kohë.

Në vitin 1986 Llazi transferohet në Tiranë ku fillon të punojë si regjizor. Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës ishte i apasionuar edhe mbas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”.
Sërbo ka vuajtur për një kohë të gjatë nga depresioni gjë që e çoi deri në vetvrasje më 12 Shtator 2010.
Llazi mbeti një aktor i shquar i kinemasë dhe i teatrit. Për aktivitetin e tij të gjerë artistik, për vlerat aktoriale të paraqitura në skenë e ekran është vlerësuar në vitin 1991 me titullin “Artist i Merituar” dhe “Qytetar nderi i Korçës” 2009.

Filmografi:

“Yjet e netëve të gjata” (1972)
“Operacioni zjarri” (1973)
“Shembja e idhujve”(1977)
“Nusja dhe shtetrrethimi” (1978)
“I treti” (1978) TV

Loading...

Gracka (1983)
“Kush vdes në këmbë”(1984)
“Dasma e shtyrë” (1984)
“Tre njerëz me guna”(1985);
“Asgjë nuk harrohet” (1985)

“Bardhësi” (1986) Asistent regjisor (film me regji nga Besim Kurti)
“Kush e solli Doruntinën” (1991) Skenari dhe regjia

Loading...