Llesh Biba
Llesh Biba

Llesh Biba është aktor dhe skulptor shqiptar nga fshati Nënshejt i Komuna Orosh në Mirditë. Studioi për aktrim dhe më pas punoi si regjisor, që nga viti 1981. Njihet për rolet episodike para viteve ’90, dhe ekspozitat e punimeve në dru me motive arbërore duke performuar në rolin e Marin Barletit. Motivi i Skënderbeut zë pjesën më të rëndësishme të punëve artistike në gur dhe dru duke ekspozuar kryesisht në Kosovë, Itali dhe Zvicër. Veçohet për fantazinë dhe humorin në aktivitetin e tij artistik në dy rrafshe.

Filmografia

  • Llesh Biba ka interpretuar në disa filma artistikë në disa role:
  • Babai përkrah Rajmonda Bulkut te “Muri i gjallë”,
  • Roja e binarëve të filmi “Binarët”,
  • Spiuni i klasës punëtore te “Guri i Besës” në Rubik,
  • Ballist trim nga Dukati në “Në emër të lirisë”.