Llogara 1975. Atje ka qene nje pishe qe per shkak te eres se forte, te gjitha deget i kishte ne nje drejtim, dhe quhej Pisha flamur. Besoj eshte kjo ne foton siper (e kam pare dikur por nuk me kujtohet) : Kozma Borova

Shkruan: Tomi Poreçi Edhe imazhi me ngjyra i paraqitur nga ju Kozma Borova është fotografi dopio e mbivendosur dhe e ri – fotografuar. E shtypur me teknologjinë e asaj kohe (ndoshta dhe të theksuara më artificialisht ngjyrat për botim) ngjan si punim grafik me ngjyra, por në fakt është foto. Një shkak tjetër vinte dhe nga ri-prodhimi disa herë i një fotoje për mungesë materiali, apo se ishte e një cilësie të mire. Kësisoj fillonte e ngjante si vizatim me ngjyra në letër. Mos harrojmë se fotot me ngjyra ishin të rralla e të pakta, prandaj na dukeshin të veçanta dhe emocionuese.

Parku Kombëtar i Llogarasë

Parku Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.

Pisha Flamur, Llogora gjendet në parkun Kombëtar të Llogorasë, pak më në veri të qafës me të njëjtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri para se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik). /Naishtedikur.info