Skuadra e Malgas ka bërë një gjest të madh para ndeshjes me Numancia.

Skuadra spanjolle, Malaga, është përkujdesur që të dërgojë lutjet e saja për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Para ndeshjes që u luajt sonte, lojtarët e Malaga zbritën në fushën e blertë me bluzat e veshura që mbanin shkrimin “Pray for Albania” – lutemi për Shqipërinë, përcjell lajmi.net.

Ky gjest është për t’u vlerësuar. Përkrahje ka ardhur nga gjithë bota pas tragjedisë që preki Shqipërinë.

Kujtojmë se deri më tani janë regjistruar 50 vi, ktima në Shqipëri, pas tërmetit që goditi vendin. /Lajmi.net/