Lodrojnë fëmijët përbri në dhomën tjetër
Të shkruaj për ta,dëshirë unë kam
Ashtu i shkujdesur seç mora një letër
Hoqa pesë vija si pentagram

E bardhë si fëmija,kjo letër
Sa shumë nga unë,punë kërkon
Kam shkruar muzikë gjithë jetën
Për fëmijët e mi,kam shumë emocion

(Fëmijët)
Çudi,çudi me ty babi
Kjo këngë sa shumë të mundon
Ke shkruar muzikë gjithë jetën
Për këngën tonë,ke shumë emocion

Unë fletë muzike gjithmonë mbaj me vete
E shkruaj këngë kudo, e s’më vjen rëndë
Por për çudi,sot asnjë s’më ka mbetur
Mbi fletën e bardhë, po e shkruaj këtë këngë

(Fëmijët)
Ti fletë muzike gjithmonë mban me vete
E shkruan këngë kudo,e s’të vjen rëndë
Në qoftë se do,që kënga të këndohet
Për t’gjithë fëmijët,ta shkruash këtë këngë

Mbi letrën e bardhë ashtu i përkulur
Motivi papritur më erdhi në mënd
Dhe mora shkëlqimin n’sytë e fëmijëve
Dhe gazin e tyre e hodha në këngë

E bardhë si fëmija ,kjo letër
Sa shumë nga unë,punë kërkon
Kam shkruar muzikë gjithë jetën
Për fëmijët e mi,kam shumë emocion

(Fëmijët)
Çudi,çudi me ty babi
Kjo këngë sa shumë të mundon
Ke shkruar muzikë gjithë jetën
Për këngën tonë, ke shumë emocion

Unë fletë muzike gjithmonë mbaj me vete
E shkruaj këngë kudo, e s’më vjen rëndë
Por për çudi,sot asnjë s’më ka mbetur
Mbi fletën e bardhë, po e shkruaj këtë këngë

Ti fletë muzike gjithmonë mban me vete
E shkruan këngë kudo,e s’të vjen rëndë
Në qoftë se do,që kënga të këndohet
Për t’gjithë fëmijët,ta shkruash këtë këngë

La la la la,la la,la la la la la
La la la la,la la la,la la la
Në qoftë se do,që kënga të këndohet
Për t’gjithë fëmijët,ta shkruash këtë këngë (3 herë)