Aktorja Luiza Xhuvani u nderua me çmimin “Aktorja më e mirë ” për rolin Medeas, në festivalin e Teatrit Shqiptar në Shkup. Në festival për publikun u prezantuan shfaqje nga trupa të ndryshme artistike, që konkurruan për çmimet, ku “Aktorja më e mirë” u shpall Luiza Xhuvani. Tr, agjedia “Medea” vepër e Euripidit erdhi në skenë më herët si produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Më regji nga Dhimitri Milonais, rolet në vepër i janë besuar një kaste të njohur aktorësh të teatrit, por dhe emra të rinj që janë pjesë e tr, agjedisë së Euripidit. Tra, gjedia solli në skenë aktoren Luiza Xhuvani këtë herë nën petkat e Medeas dhe rolet e tjera në vepër regjisori grek ia ka besuar aktorëve Roza Anagnosti, Ahmet Pasha, Viktor Zhusti, Alfred Trebicka, Adriana Tolka, Kristian Koroveshi, etj. Medea njihet për aktin më makabër, që ka mundur të bënte një nënë: vr, asjen e fëmijëve të saj, si ha, kmarrje për tra, dhtinë e të shoqit, Jasonit, i njohur për lakminë e tij për pushtet.

Në tra, gjedinë “Medea” drama zhvillohet në Korint. Medea, pasi shpëtoi Jasonin nga rreziku dhe e ndihmoi që të merrte lëkurën e artë nga Kolkida, shkoi bashkë me të në Greqi, në Korint. Në këtë qytet Jasoni e tra, dhtoi gruan e tij, Medea, dhe u fejua me bijën e mbretit Kreon të Korintit. Menjëherë, pas fejesës së bijës së tij, Kreoni dha urdhër të prerë që Medea bashkë me fëmijët e saj, ata që kish bërë me Jasonin të largoheshin menjëherë nga qyteti. Kjo gjë e zemëroi pa masë Medean.

Ajo e egërsuar jashtëzakonisht nga tra, dhtia e të shoqit dhe nga sjellja e mbretit Kreon, u betua se do të hak, merrej duke vr, arë si nusen e re të Jasonin po ashtu dhe fëmijët e saj. Ajo vret nusen dhe mbretin duke i helmuar, dhe më pas vret të bijtë për ta bërë Jasonin të vuajë. Shkrimtar dhe novator i ideve në tra, gjedinë antike greke, apo më mirë i njohur si babai i tra, gjedisë Euripidi lindi në Athinë në vitin 480 p.e.s dhe vd, iq më 406 në Pele të Maqedonisë, ku edhe u va, rros.

Kronologjikisht Euripidi është i treti ndër tra, gjediografët grek Eskilit dhe Sofokliut.Për Euripidin thuhet se jetonte dhe vepronte në një shpellë të një ishulli, ku edhe kishte mundësinë të frymëzohej nga deti, gjë të cilën e dëshmon edhe njohuria e tij mbi detarët dhe jetën e tyre. Sidomos, në tra, gjedinë e tij “Ifigjenia në Taulidë”. Euripidi nuk ishte ndonjë fans i madh i politikës, andaj edhe nuk ishte marrë asnjëherë me të, edhe pse paraqitjet e ideve të tij ngjasonin në interpretime politiko-filozofike, prej ku edhe e mori nofkën “Filozof i skenës”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/ sot.com.al