Janë dy shënime të Albert Ajnshtajnit, që ai ia dha një kamarieri ri në Tokio, kur vizitonte Japoninë. Nuk kishte monedha për ta shpërbyer e kësisoj, në shënim ai shpjegonte shkurtimisht teorinë e tij për lumturinë. Fletushka ka dolë në dritë pas rreth 95 vitesh.

Ngjarja i përket vitit 1922, kur fizikanti gjerman i njohur për teorinë e relativitetit, ndodhej në Japoni për koferenca shkencore. Ajnshtajni ishte informuar më parë se do të fitonte çmimin “Nobel” në fizikë dhe fama e tij po rritej me ritme të shpejta edhe përtej qarqeve shkencore.

Një kamarier japonez kishte mbërritur në hotelin “Imperial” në Tokio, për t’i dorëzuar një mesazh Ajnshtajnit. Nuk është shumë e qartë prej atëherë: ose kamarieri nuk pranoi shpërblim sipas zakoneve të vendit, ose Ajnshtajni nuk kishte pasur lekë të thyera për ta shpërblyer.

Në të tilla rrethana, Ajnshtajni, me sa duket nuk donte që kamarieri të largohej duarbosh, ndaj shkroi disa rreshta me shkrim dore në gjermanisht. Burimi vjen nga një familjar i kamarierit, që citon:

Kushedi nëse do të kesh fat, ky shënim do të jetë më i vlefshëm se një shpërblim i vogël,” – i tha Ajnshtajni dorëzuesit.

Shënimi është i shkruar në një fletë që mban vulën e hotelit “Imperial”:

Një jetë e thjeshtë dhe e qetë sjell më shumë gëzim sesa kërkimi i suksesit në një trazirë të vazhdueshme”

Shënimi tjetër është i shkruar mbi një letër të thjeshtë:

Aty ku është dëshira, gjendet edhe mundësia

Dita Ndërkombëtare e Lumturisë është pikërisht sot: 20 marsi! Kjo ditë i është kushtuar lumturisë, si qëllimi themelor i njeriut, ndaj është një thirrje që të gjitha vendet në botë të përshtasin politikat publike në favor të përmirësimit dhe rritjes së mirëqenies.

20 marsi është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë, në vitin 2012, nga Kombet e Bashkuara.

Sipas OKB-së, për të qenë të lumtur, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale.

Ç’është lumturia:

“Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie.” ― Ralph Waldo Emerson

“Ka shumë gjëra të mira në botë, për të cilat ia vlen të luftosh” ― J.R.R. Tolkien

“Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi” — Lucille Ball

“Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh” — Helen Keller

“Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur” — Lucille Ball

“Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre” ― Abraham Lincoln.

“Nuk ka kohë për të parë anën e mirë nëse vazhdimisht shikon vetëm të keqen” ― Jimmy Buffett

“Nga gëzimi dhe të qeshurat, le të vijnë rrudhat” ― William Shakespeare

“I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh” — Cesare Pavese

“Ne të gjithë kemi pengesa dhe probleme, por disa prej nesh shohin yjet” ― Oscar Wilde

“Numëro vitet nga miqtë, jo nga ditëlindjet, numëro buzëqeshjet, jo lotët” ― John Lennon

“Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin” — Morris West

“Nëse po e lexon këtë … urime, je gjallë. Nëse nuk ka diçka rreth e rrotull që të bën të qeshësh, atëherë nuk e di çfarë mund ta bëjë këtë” ― Chad Sugg

“Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur” ― Lauren Oliver

“Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese” — Franklin D. Roosevelt

“Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten” — Alice Walker

“Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi” ― Winston Churchill

“Të gjithë në brendësi kemi disa luledielli” ― Allen Ginsberg

“Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur” ― Andy Rooney

“Nuk ka rëndësi çfarë ke, kush je, ku je apo çfarë bën për të qenë i lumtur ose jo. Është gjithçka çfarë mendon ti për lumturinë” — Dale Carnegie

Burimi: Konica.al