Lutfi Hoxha e ka sfiduar moshën vetëm përmes emocioneve të skenës. Ai është pjesëmarrës në disa nga premierat e fundit të teatrit “Aleksandër Moisiu”, pikërisht aty ku hodhi hapat e parë të profesionit në vitin 1953.

Në 66 vjet jetë artistike si profesionist ai ka “bashkëjetuar” me 95 role në teatër dhe 22 të tjerë në kinematografi.

Lutfi Hoxha deri vonë ishte aktor aktiv në teatrin e Durrësit, të cilin Luti, siç e njohin të gjithë, e quan “shtëpia ime e dytë”.

Vitin e kaluar, interpretoi në filmin artistik “Derë e Hapur”, duke thyer edhe një rekord tjetër si një nga aktorët me karrierë më të gjatë të kinemasë shqiptare, karrierë që nis me filmin “Detyrë e posaçme” në vitin 1956.

Burimi: Bulevard Online https://bulevardionline.com