/ATSH/ Sensibilizimi për tërmetin me magnitudë 6.3 Rihter që preku Shqipërinë dy ditë më parë ka qenë i madh edhe në shtetin fqinj Greqinë, ku solidariteti nuk ka munguar si nga strukturat shtetërore që ofruan ndihmën e tyre të menjëhershme, por edhe nga klubet e futbollit.

Të parët që iu bashkuan dramës së popullit shqiptar ishte klubi i PAOK-ut, ku tifozët e këtij ekipi nisën grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti.

Pas PAOK ka qenë radha e klubit të AEK të Athinës të cilët me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për Shqipërinë.

“Dhimbja e fqinjit prek shpirtrat tonë! Qëndrojmë pranë jush, qajmë për të vd, ekurit tuaj dhe lutemi për ju”, kanë shkruar ata në faqen zyrtare.

Më pas shkrime ngushëlluese bënë edhe klubet si Arisi, Iraklis, Panathinaikosi, OFI.

/gj.mima/r.e/

Burimi: ATSH – http://ata.gov.al/2019/11/28/lutu-per-shqiperine-solidaritet-nga-klubet-greke-te-futbollit-pas-termetit/