Anna Frank është vajza që vdiq në vitin 1945 në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, në Gjermani. Ajo u bë e famshme kur ditari i saj iu publikua pas vdekjes, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shkruan KultPlus.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të fuqishme të kësj vajze që tashmë konsiderohet si zëri i të gjitha vik, timave të Luftës së Dytë Botërore.

-Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi.

-Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën, por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.

-Mund të jesh i vetmuar madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd nuk je një dhe i vetëm.

-Pse disa njerëz duhet të durojnë urie, përderisa ne viset tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë ashtu të çmendur.

-Prindërit mund të japin këshillë të mirë ose ta orientojnë fëmijën në rrugë të drejtë, por përfundimisht formimi i karakterit të ndokujt qëndron në duart e tij.

-Megjithëse jam 14 vjeçe, e di mjaft mirë se çfarë dua, e di çfarë është e drejta dhe çfarë është e gabuara.

-Kam opinionet e mia, idetë e mia dhe pariemt e mia, dhe megjithëse mund të duket çmenduri për një adoleshente, ndihem më shumë përson se sa fëmijë, ndihem më e pavarur se çdokush.

-Pavarësisht gjithçkaje unë besoj akoma që njerëzit kanë një zemër të mirë.

-Unë nuk mendoj për gjërat e trishta, por për gjithë gjërat e bukura që kanë mbetur ende.

-Kush do ta besonte se gjithë këto vuajtje i kaloi një vajzë e vogël?

-Çdokush ka brenda vetes diçka të mirë. Gjëja e mirë është se ti nuk e di se sa i madh mund të jesh, sa shumë mund të duash, çfarë mund të arrish dhe cili është potenciali yt.

-Çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet më, por mund të parandalohet që të ndodhë sërish./ KultPlus.com