Ky që shikoni në fotot e mëposhtme është liqeni i Dushkut në Gramsh. Një liqen jo shumë i madh dhe i njohur për gjithë shqiptarët, por mjaft i frekuentuar nga banorët e zonës.

Liqeni ndodhet në afërsi të fshatit Lenie, në rrëzën veriperëndomore të malit të Komianit, në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit.

Përfaqëson një liqen akullnajor, me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi rreth 400 m.

Në këtë basen ujor dallohen zambakët e mëdhenj të ujit. Rrethohet nga një pyll i dendur pishash me sipërfaqe rreth 12 ha.

Së bashku me pyllin rrethues formon një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), ekologjike dhe turistike.

Fotot janë realizuar nga Ernest Ballabani./Kohajone.com