Futjet e para e makinave në Elbasan i ka fillimet e saj diku pas Luftës 1 Botërore. Ende nuk ka një datë apo emër konkret se kush ishte personi që solli automjetin e parë në qytet, por dyshohet se ka qenë një oficer i lartë ushtarak, serb apo austriak dhe e la në Elbasan për shkak të rrugëve të këqija.

Bëhet fjalë për vitin 1916-1919. Ndërkohë në vitin 1920 është dokumentuar automjeti me të cilin kanë udhëtuar delegatët vullnetarë për të marrë në dorëzim Vlorën.

Aty ndodhet edhe Kasem Sejdini, i cili u bë edhe Prefekt i Vlorës pas vetëm për një ditë pasi mori në dorëzim qytetin dhe që më pas ua la vlonjatëve sepse ai ishte oficer i lartë ushtarak.

(gazeta-Shqip.com)/ Burimi: Arkivi Digjital, Elbasan