Shumë e kanë kënduar këngën e kthyer në himn të muzikës shkodrane dhe jo vetëm, “Kaçurrelat e tu”.

Një këngë e shkruar në qelitë e errëta të komunizmit nga Gac Çuni për të dashurën e zemrës.

Këtë perlë ai arriti ta nxjerrë pa rënë në duart e sigurimit duke e mbështjellë në letrën e paketës së cigareve.

Shpirti i një artisti që sfidoi diktaturën e errët me artin e tij të pavdekshëm erdhi i përjetësuar përmes një dokumentari të pagëzuar “Mall për me kendue”.

Vëllai dhe miku i tij i qelisë përmes dëshmive treguan torturat ç’njerezore që kaloi në burgje, por edhe çastet e fundit të jetës kur Gac Çuni në moshën 30 vjeçare mbylli sytë në burgun e Burrelit.

Kryebashkiakja Voltana Ademi dhe Simon Mirakaj nga shtresa e ish të përndjekurve kanë një apel kryesisht për ta përçuar të shkuarën tek brezi i ri që të mos harrohet ajo kohë.

Voltana Ademi: “Mesazhi vjen edhe për ne sot që ka një dritë shpresë, sidomos për të rinjtë.”

Simon Mirakaj: “Të shkojnë në burgun e Spacit, në kampin e Tepelenës, të njihen sepse jeta ka fillimin dhe fundin.”

Gac Çuni lindi në 1926 në Shkodër.

Ai është dekoruar me urdhërin “Martir i Demokracisë” dhe “Qytetar Nderi i Shkodrës”./Oranews.tv