Syri-i bukur qe t’u mvrenjt –
Syri yt qe me lendon
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von.

Sapo shpirti m’u delir –
Shpirti im i nxire krejt –
Do me lere me pahir
Syri-i bukur qe t’u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me çmend
Do me lere-a shpejt a von.

Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von,
Syri i bukur qe t’u mvrenjt –
Syri yt qe me lendon.

Do me lere…A! po si –
Qofte-ahere-ose tani –
Do te qaj aq dashuri
Qe te humb me mall te ti?