Një nga rolet më të spikatura në historinë e kinematografisë shqiptare është ai I Margaritës tek filmi “Rrethi I kujtesës” nën interpretimin e Marjeta Ljarjes. Atëherë aktorja me buzëqeshjen e butë ishte vetëm 32 vjeç teksa iu besua roli I një gruaje jo të zakonshme.

Një vit më parë ajo kishte interpretuar rolin e Marjanës tek filmi me titullin “Telefoni i një mëngjesi”. “Rrethi i kujtesës” u prodhua më vitin 1987 nën regjinë e Esat Musliut dhe skenar të Roland Gjozës. Filmi është bazuar në romanin ‘Rrethi I kujtesës” me autore Diana Culin botuar më 1986. Por cila është historia e Margaritës e cila kërkon të qetësohet nga sirenat e alarmit që nuk I ikin nga koka.

Gruaja e sëmurë bërtet: Rrethi! Rrethi! Hiqmani rrethin! Doktori mbetet i habitur. Është një rast i veçantë. Margarita protagonistja e filmit, kthehet në Shqipëri pas 25 vjetësh me kujtesën e humbur. Cila është enigma? Dihet se regjimi është fajtor i kësaj, më saktë gjermanët nazistët. Ata e shfrytëzuan Margaritën për eksperimentet e tyre jo njerëzore. Mbesa e saj dëshiron të zbulojë çfarë e mundon kaq shumë hallën e saj.

Përse drita është një armike e saj? Gjatë kësaj kohe, Margarita e merr veten, me anë të dashurisë dhe shpresës që e rrethon…

Filmi do të tërhiqte vëmendjen për kohën kur u realizua vetëm pak pasi regjimi komunist do të rrëzohej 3 vjet më vonë. Në role të tjera në këtë film interpretojnë Agim Qirjaqi, Luiza Xhuvani, Ermira Gjata, Rikard Ljarja, Thimi Filipi, Stavri Shkurti , Ilia Shyti dhe Margarita Xhepa.