U takuan një here Ngutja dhe Durimi! te dy për te njëjtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur për te qepur një fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe …pa menduar gjatë ,mori gersheret e filloj te priste.

Prit këtej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e bëri copa-copa gjithë basmen.Pasi bëri këtë pune ,u mendua pakëz,morri dy copa dhe i vuri për se gjati trupit,dhe për te zezen e saj vuri re qe kish bërë dem gjith copen.

–Qyqja c’bëra !–tha me vehte Ngutja.–Asnje vajzë vajzë e vogël nuk do ta kish bërë këtë e jo unë qe jam goxha cupe!
Por gabimi tani qe bërë.Ngutja perplaste duart dhe thoshte, korba unë, korba unë,por pa dobi.

Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen e pantallonave?.Dhe me një fryme vajti te Durimi. E gjeti me meter ne dorë ,duke matur me kujdes dhe duke shënuar me një cop sapuni .

Pastaj shtriu mbi te një pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
—Duket sikur çdo gjë është ne rregull -tha Durimi
—po ky cepi këtu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, për bese bëra mirë qe nuk e preva, duhet korrigjuar.

Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit….edhe këtë mirë e kam shënuar duke vazhduar akoma me kujdes matjet dhe shënimet në fund tha;Tani nuk me mbetet gjë tjetër vetëm te marr gersheren e te pres copen. Ja ti mbajmë me shëndet dhe fer fer e preu copen.

Ngutja e habitur shumë nga Durimi e pyeti
–Kush te ka mësuar te presësh kaq bukur ,more Durim?
——Më ka mësuar gjyshja,-tha Durimi. –Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
—–Ja më ka ngulur ne mendje gjashtë fjale.

MAT SHTATE HERE DHE PRIT NJE HERE

Marrë nga: Muzike shqip nga Zamir Selimi