Në Tiranë u përurua Muzeu Kombëtar i Përgjimit, te “Shtëpia me gjethe”. “360grade.al” ka siguruar një material të rrallë, kur nga kjo Shtëpi e famshme, përgjohej, filmohej e spiunohej gruaja e ambasadorit jugosllav në Tiranë.

Bëhet fjalë për vitin 1966, kur gruaja e ambasadorit “kapet në flagrancë” duke shitur në tregun e zi mallra të ambasadës, ose mallra që i vinin asaj nga jashtë. Për këtë ajo ka gjetur si treg dy zonja, të cilat i siguroni asaj shitjen e mallrave.

Kemi material filmik, afro 20 minuta ku gruaja e ambasadorit është filmuar në dalje të ambasadës, në rrugë, madje i kishin vënë përgjues, kamera të fshehtë edhe  në shtëpinë e zonjave, aty ku ajo shkëmben mallrat e merr lekët.

Më vonë gratë shqiptare, “bashkëpunëtore”, u akuzuan edhe për agjitacion e propagandë dhe iu nënshtruan dënimit komunist. Materiali, më vonë, është përdorur për të trajnuar spiunët e rinj.  “360grade.al”