Nga Ilia Terpini

Aktorja Matilda Makoçi e kishte kaluar provën e parë, kur operatori Ilia Tërpini e zgjodhi për filmin “Si gjithë të tjerët”, megjithatë edhe pse ishte hera e dytë, përzgjedhja ishte e rastësishme dhe kinoprova duhet të bëhej, në çdo rast… “Po përgatisnim filmin ‘Si gjithë të tjerët’ dhe po kërkonim nëpër shkolla për personazhin e Jetës.

Matilda Makoçin e kam gjetur në Politeknikum. Ka pasur më parë një rol tjetër e më pas erdhi ky film. E morëm në Kinostudio, i bëmë kinoprovën dhe karriera e saj vazhdoi me filma të tjerë, u bë aktore shumë e mirë.

Atëherë ishte gjimnaziste, ende e vogël dhe rolet e tjera më të mëdha të saj do të vinin më vonë. Ka qenë shumë e bukur, kishte portret shumë interesant”, kujton Tërpini.

Burimi: Panorama.com.al